Rama kundërpërgjigjet nga Paskuqani: Kërcënim? Unë ju detyrohem të vërtetën

Publikuar tek: politike, më 16:38 14-05-2015 Rama kundërpërgjigjet nga Paskuqani: Kërcënim? Unë ju detyrohem të vërtetën Kryeministri Edi Rama

Rama i është përgjigjur para pak minutash nga Paskuqani akuzave të PD dhe kritikave të ish-presidentit Meidani për thirrjet e kryeministrit Rama për të votuar vetëm të majtën, thirrje këto që u cilësuan si “kërcënuese dhe antikushtetuese”.

“Janë ca që thonë se unë po kërcënoj. S’është fare kështu. Unë ju detyrohem të vërtetën, ju vendosni pastaj kë drejtim zgjidhni. Të kërkosh të ndryshosh një situatë të krijuar nga ecja e gabuar duke vazhduar të njëjtën rrugë, do të thotë të kesh të njëtin rezultat”, tha Rama nga Paskuqani ku është duke shpërndarë lejet e legalizimit.

Kryeministri më pas përvijoi me historinë e përsëritur të “personit që i kërkoi mos ta takonte në kryeministri se shihnin”. Në përfundim Rama sulmoi sërish kandidatët e PD si dhe foti qytetarët të zgjedhin "Drejtimin e Duhur".

"Ne qeverisim për të gjithë jo vetëm për Partinë Socialiste por kandiatët e PD nuk janë për punë,  janë vetëm për llafe", përmbylli kryeministri duke u marrë leje banorëve për largimin e tij për shkak të agjendës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe: Kontrolli Teknik i Automjeteve monopol. Propozova liberalizimin, përgjegjësia i mbetet Ministrisë
Emigranti vë në siklet Ramën në Paskuqan »
Article Logic
Execution time: 0.31769514083862
array(1) { ["section"]=> string(79) "rama-kunderpergjigjet-nga-paskuqani-kercenim-une-ju-detyrohem-te-verteten-11177" }