Rama: Kush saboton Reformën në Drejtësi do marrë një përgjigje që se ka parë ndonjëherë në zgjedhjet e ardhshme

Publikuar tek: politike, më 13:11 28-01-2016 Rama: Kush saboton Reformën në Drejtësi do marrë një përgjigje që se ka parë ndonjëherë në zgjedhjet e ardhshme

Reforma në Drejtësi ishte çështja më e diskutuar gjatë seancës së sotme plenare, ku nuk munguan as akuzat e ndërsjellta për bllokimin e një nga reformave më të rëndësishme.

Sipas kryeministrit Edi Rama, “Populli e di shumë mirë se kush e dëshiron Reformën në Drejtësi”, ndërsa u shpreh duke iu drejtuar deputetëve të opozitës, se “kush tenton të sabotojë këtë reformë do marrë një përgjigje që nuk e ka parë asnjëherë në zgjedhjet e ardhshme”.

Por ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Rama tenton ta kalojë Reformën me 64 vota ndërsa duhen të paktën 94 vota. “Por reforma do kalojë me 120 apo edhe 130 vota”, tha Berisha duke drejtuar gishtin nga kryeministri Rama si “i vetmi që kërkon të bllokojë Reformën në Drejtësi, se i trembet sarajeve në Surrel dhe pallatit pesë katësh”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha mbron Manjanin :''Për byronë Rama del dhe thotë s’ma pranon ministri i Drejtësisë, po ti e do për vete''. Bën dhe një debat me Metën e Ballën
Manjani takon kreun e Komisionit të Venecias në Strasburg »
Article Logic
Execution time: 0.029504060745239
array(1) { ["section"]=> string(116) "rama-kush-saboton-reformen-ne-drejtesi-do-marre-nje-pergjigje-qe-se-ka-pare-ndonjehere-ne-zgjedhjet-e-ardhshme-31156" }