Rama lajmëron hetim penal me ndërkombëtarë për Berishën: Me CEZ marrëveshja në kulisa. Këta kujtojnë se shqiptarët janë miza

Publikuar tek: politike, më 11:27 20-10-2015 Rama lajmëron hetim penal me ndërkombëtarë për Berishën: Me CEZ marrëveshja në kulisa. Këta kujtojnë se shqiptarët janë miza

Edi Rama ka lajmëruar hetim penal me ndërkombëtarë për Sali Berishën. Kryeministri Rama ka deklaruar sot se marrëveshja CEZ-qeveri shqiptare është bërë në kulisa në zyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilën tha se do të jetë pjesë e një hetimi penal  me ekspertë ndërkombëtare. Takimi në zyrën e Berishës është denoncuar edhe nga ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri.

“Ajo marrëveshje që sulmohet në mënyrë të orkestruar, që është e shtyrë nga frika legjitime e atyre që duhen të përgjigjen për çfarë i bën sektorit energjitik dhe aspak nga ndonjë arsye objektive, në fakt është një marrëveshje e cila u negociua, jo në kulisa, as në zyrën e kryeministrut siç është e faktuar me dokumente që do të jenë pjesë e hetimit penal që ne do të kërkojmë me mbështetje të ekspertizës ndërkombëtare, u negociua në Vjenë, me 15 persona nga qeveria shqiptare, e regjistruar me standarde ndërkombëtare.

Parafytyroni sikur sot Shqipëria të zvarritej në një gjyq pa shpresë dhe ndërkohë kompania të mos kishte as kokë as këmbë as duar dhe financat e saj të ishin sot në ditën e tyre më të zezë. Skenari do të ishte katastrofik.

Po ku jemi sot? Jemi në kushtet kur kemi rivendosur qysh prej kohës që nuk mbahen mend, ligjshmërinë në marrëdhëniet mes konsumatorit dhe kompanisë, rendin ligjor-ekonomik”, theksoi Rama në fjalën e tij në aktivitetin e 1-vjetorit të operacionit kundër vjedhjes së energjisë.

Sipas kryeministrit Rama privatizimi i CEZ ishte abuziv.

“Qeveria hyri në një pazar të madh për këtë arsye u bë edhe privatizimi, për një pazar të madh dhe kur u prish, bëri gabimin e madh të ofensivës policore duke  e ekspozuar tërësisht shtetin shqiptar përballë privatizuesve, duke e dënuar si palë humbëse përballë çdo gjykate, pasi i përzuri, nuk bëri asnjë copë letër, për t’ia kthyer pronën shtetit. Ne gjetëm 720 milionë dollarë borxhe të fshehura.

Koha e qylit mbaroi! Si mund të flas?! Kur në vetëm një 1 vit, 358 mijë e 361 familjarë kanë nënshkruar aktmarrëveshjet. Shumica dërrmuese për t’u futur në sistem. Kush i la këta njerëz jashtë sistemit? Me një lak të padukshëm, por aty rreth qafës së tyre. Kush ua dha këtyre njerëzve rrugën iluzore të një historie, njësoj si historia e piramidave. Merrni sa të doni, sa të jetë Lala Gjoni’’, tha më tej Rama.

Gjatë retorikës së fjalimit të tij Rama mori në mbrojtje shqiptarët dhe ja çfarë tha:

“Sepse mendojnë se shqiptarët janë një tufë delesh, apo më keq, një tufë mizash që nuk mblidhen te mjalti, por te e kundërta e mjaltit.

Fatmirësissht shqiptarët nuk janë as miza, as dele, janë shumë të vetëdijshëm që kjo qeveri duhet të pastrojë dhe të ndërtojë në të njëjtën kohë, këto rezultate janë rezultat i të bërit të këtyre gjërave në të njëjtën kohë, i një pastrimi të madh edhe brenda kompanisë, nga e cila janë ndarë shumë hajdutë që janë aty ku e meritonin prej kohësh dhe nga pjesa e shëndetshme që është një histori suksesi’’.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministrat Bushati, Tahiri, Klosi kundër Ramës: Pse të shqyrtojme shtyrjen e kongresit? Do dëgjojmë Koçon tani?
Afera CEZ, Basha: Ja me kë i ndau Rama 600 milionë eurot e mega-vjedhjes më të madhe në histori »
Article Logic
Execution time: 0.035846948623657
array(1) { ["section"]=> string(128) "rama-lajmeron-hetim-penal-me-nderkombetare-per-berishen-me-cez-marreveshja-ne-kulisa-keta-kujtojne-se-shqiptaret-jane-miza-23545" }