Rama: Lasgushi do zgjidhte Dianën, atij të PD-së do i lëshonte qenin

Publikuar tek: politike, më 11:03 16-05-2015 Rama: Lasgushi do zgjidhte Dianën, atij të PD-së do i lëshonte qenin Edi Rama

Edi Rama ka prezantuar bashkë me Ilir Metën sot në Pogradec, kandidaten e majtë për bashkinë Diana Milen, duke shpjeguar figurativisht se po të ishte gjallë Lasgush Poradeci, do kishte zgjedhur padyshim Dianën.

“Po shikoja Lasgushin atje, dhe jam i sigurtë se mes meje dhe Dianës do zgjidhte Dianën, mes saj dhe atij të PD-së, as që nuk diskutohet që do zgjidhte Dianën dhe atij do i lëshonte qenin. Janë për t’u lëshuar qenin këta të PD-së se s’bëjnë asnjë punë po prishin rendin në qytet duke sharë, shpifur, bërtitur dhe ankohen kur unë them se qytetarët duhet të votojnë kandidatët tanë’’, u shpreh Rama, duke theksuar  sërish se punën e garanton Diana dhe jo ‘’miku i qenit të Lasgushit’’.

Kryeministri tha se këto nuk janë zgjedhje për qeverinë, por për bashkitë dhe se burrat duhet të pyesin gratë kësaj here. “Si të fortë bëni nëpër kafe, po kur shkoni te shtëpia, mbyllet dera, heq edhe kapelen dhe je komplet i zhveshur para gruas. Nejse atë të pijes është histori më vete’’, u tha burrave të pranishëm Rama me ironi.

“Ata e dinë shumë mirë se ne e dimë më mirë se ata se çfarë duan ata. Ata e dinë shumë mirë se duke krijuar pakënaqësi dhe duke hapur plagët dhe duke e transferuar këtë fushatë në një betejë për politikën e madhe, të vendosin të vënë kujën që qeveria është e poshtër nuk e do këtë qytet, se po i varfëron qytetarët, se po i shkatërron. Qeverinë ta provojë pas dy vjetësh, nuk janë zgjedhje për qeverinë, por çdo të bëjnë 4 vitet e ardhshme familjet”, theksoi Rama.

 “Nuk po them atë barcaletën e Saliut që ia kemi kaluar të tjerëve, ky vend ka një nevojë therëse për të patur sa më shumë gra dhe vajza që të jetë zëri që flet për problemet dhe zgjidhjet e tyre dhe jo zëri i rrumpallës dhe i sherreve të vogla. Nga ana tjetër unë e di shumë mirë që burrat janë dakord me mua, pavarësisht se e mohojnë, në këtë 21 qershor të gjithë duhet të dëgjojnë gratë në çdo shtëpi. Sidomos ata burrat që votojnë PD-në të hapin veshët dhe të dëgjojnë gratë dhe vajzat që kanë në shtëpi. Këta të PD-së kanë një hall të madh tani, se iu mbeti kryetari pa punë. Duan punë për kryetarin. Ne duam punësim. Se na thonë ku i keni këto e ato, ata e harrojnë se kemi vetëm 18 muaj, kemi shlyer më shumë se 500 milionë lekë borxhe që na i la Saliu”, tha Rama.

Diana Mile garon përballë kandidatit të djathtë, Eduart Kapri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 7 batutat e Ramës gjatë prezantimit të 61 kandidatëve të ASHE
Bushati: Basha tha se ujërat e zeza nuk do derdheshin në Lanë por na ka bërë me turp »
Article Logic
Execution time: 0.010396957397461
array(1) { ["section"]=> string(72) "rama-lasgushi-do-zgjidhte-dianen-atij-te-pd-se-do-i-leshonte-qenin-11299" }