Rama lë Nishanin pa pushime? I bllokon vilat qeveritare

Publikuar tek: politike, më 07:50 16-06-2015 Rama lë Nishanin pa pushime? I bllokon vilat qeveritare

Një konflikt i ri mund të lindë midis Presidencës dhe Kryeministrisë. Kësaj here “mollë e sherrit” nuk janë çështjet  e “nxehta” politike, por pushimet. Kryeministri Edi Rama thuhet se i ka mbyllur vilat qeveritare Presidentit, duke shmangur në këtë mënyrë vënien në dispozicion  të ambienteve rezidenciale për pushimet që do të kalojë Presidenti. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare nuk ka pranuar që Presidenti të kalojë pushimet në vila qeveriatre, kjo pasi nga Presidenca është kërkuar 10 ditë për pushime të Presidentit te vila qeveritare në Dhërmi. Por një kërkesë e tillë është refuzuar  me argumentin se po restaurohet, shkruan gazeta”Shqip”.

Ndërkohë nga Presidenca është kërkuar që të pushohet 10 ditë në gusht, por sërish kërkesa është rrëzuar  pasi gushti është planifikuar  për kryeministrin Rama dhe  kryeparlamentarin Meta.

I njëjti vendim është marrë edhe në Drilon dhe Dajt, duke mos i lënë kështu asnjë hapësirë për pushime Presidentit Nishani, veçse në Durrës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këndon në fushatën e LSI-së, Çiljeta: S’ka tradhëti ndaj PD-së, jam këngëtare
Bushati ndryshon qëndrim për Kumanovën: Nga Hetim Ndërkombëtar, në “hetim transparent të plotë” »
Article Logic
Execution time: 0.045557022094727
array(1) { ["section"]=> string(60) "rama-le-nishanin-pa-pushime-i-bllokon-vilat-qeveritare-13692" }