Rama leksion në Belgjikë, premton se do kalojë të gjitha pengesat për Reformën në Drejtësi: Jemi pranë finalizimit

Publikuar tek: politike, më 10:15 23-01-2016 Rama leksion në Belgjikë, premton se do kalojë të gjitha pengesat për Reformën në Drejtësi: Jemi pranë finalizimit

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një leksion në Kolegjin e Europës, duke deklaruar se do kalojë të gjitha pengesat për Reformën në Drejtësi. Dhe pas këtij premtimi ai ka shtuar:  ‘’Jemi pranë finalizimit’’.


Edhe siç është përmendur këto ditë, Rama është nisur drejt Belgjikës, në Brugge, për një leksion në lidhje me Bashkimin Europian.

“Dhe pse s’jemi pjesë, BE-ja ka fuqi transformuese në rajon, të jetës politike dhe shoqërore. BE-ja është katalizatori i ndryshimeve. Kriteret e BE-së janë katalizatori kryesor i reformave. Të mbajmë gjallë ëndrrën e Europës së hapur, vonesat nxisin radikalizimin.

Për Reformën në Drejtësi do t’i kalojmë të gjitha pengesat. Jemi pranë finalizimit’’, tha ndër të tjera Rama.

Rama ka folur edhe për Kosovën, duke kërkuar lehtësimin e lëvizjes, pasi ka thënë se është i vetmi vend në rajon, banorët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm.

“BE është fuqia transformuese e jetës politike, ekonomike dhe shoqërore në vendet e rajonit tonë, edhe pse ne nuk jemi ende pjesë e Bashkimit. Standardet e kriteret e BE-së janë katalizatori kryesor i reformave, të cilat udhëhiqen natyrisht, edhe nga vendosmëria jonë për t'iu bashkuar familjes europiane. Pa mekanizmit të integrimit në BE do të ishte absolutisht e pamundur të mbaheshin të gjitha këto vende në rrugën ku ata janë duke u mbajtur dhe për të nxitur reformat për modernizimin.”, u shpreh Rama.

Procesi i integrimit është një mjet unik për një vend si Shqipëria dhe për ish vendet komuniste në përgjithësi, për t’u demokratizuar dhe modernizuar. Për këtë, u shpreh Rama, nuk është çështja se kur do të mundemi të gjithë të vijmë në Bruksel, por se kur do të mundemi të jemi pjesë normale e familjes europiane, ndaj hapja e bisedimeve nuk përbën anëtarësi, nuk ka detyrime shtesë për BE, teksa për ne është thelbësore, bën të mundur mbajtjen e vendit dhe shoqërisë në rrugën e duhur.

 “Tani jemi në fazën e parë të finalizimit të reformës në drejtësi. Komisioni i Venecias është i pranuar nga të gjithë si një këshilltar mbi palët, ndaj jam besimplotë që do të kalojmë pengesat…Kjo "lodhje nga zgjerimi"  vë në rrezik fuqinë transformuese të BE-së mbi "europianizimin" e vendeve të rajonit. "Lodhja nga zgjerimit", gjithashtu, i jep hapësirë politikanëve nacionalistë dhe islamizmit radikal në Ballkanin Perëndimor, që përdor neglizhencën e BE-së në drejtim të Ballkanit Perëndimor për axhendën e tyre.”, theksoi Rama.

 “Ne përballemi me një problem të madh, që lidhet me injorancën e brezit të ri apo të gjithëve ne bashkë, në lidhje me besimin fetar. Duhet të kuptojmë se rritja e partive anti-europiane bazohet shumë në këtë luftë dhe në injorancën e njerëzve që nuk dinë asgjë rreth islamit, kulturës, historisë së këtij besimi, ashtu si besimeve të tjera. Në Shqipëri, ne punojmë së bashku me disa partnerë dhe miq, për të ndërtuar një paketë të laicitetit dhe kulturës së besimeve dhe ta fusim këtë në shkollë, për t’i dhënë fëmijëve dhe të rinjve, mjetet për të kuptuar dhe për të pasur opinionin e tyre…Qytetarët në Kosovë, sot nuk mund të lëvizin të lirë, ndërsa ironikisht, në kohën kur ishin një komunitet i margjinalizuar në Jugosllavi, mund të lëviznin pa probleme. Ata janë shteti i vetëm në Europë që kanë ende nevojë për viza. Ky është një paradoks i tmerrshëm për ta. Kjo i bën të ndihen në kurth në shtetin e tyre të pavarur dhe kjo ngjan si një tradhti nga ana e Europës, në këndvështrimin e njerëzve të thjeshtë.”, vazhdoi më tej Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E akuzoi nga foltorja e PD-së, ministrja Kodheli dërgon në gjykatë këshilltaren demokrate
“Edi Rama, nën paranojën e liderit botëror ka vendosur t’i japë pronën ish-kryeministrit rumun’’, Ristani denoncon korrupsionin »
Article Logic
Execution time: 0.022201061248779
array(1) { ["section"]=> string(118) "rama-leksion-ne-belgjike-premton-se-do-kaloje-te-gjitha-pengesat-per-reformen-ne-drejtesi-jemi-prane-finalizimit-30749" }