Rama lëshon paralajmërimin nga buza e Vjosës: Të shpëtojmë jetët, llogaritë i bëjmë kur të dalë dielli

Publikuar tek: aktualitet, më 18:14 01-12-2017 Rama lëshon paralajmërimin nga buza e Vjosës: Të shpëtojmë jetët, llogaritë i bëjmë kur të dalë dielli

Kryeministri Rama ka folur nga ura e Mifolit në buzë të lumit Vjosa për situatën e përmbytjeve që ka mbërthyer të gjithë vendin.

Rama tha se e gjithë struktura shtetërore është në gadishmëri në sajë të përvojës së fituar por edhe të reformës që është bërë te Emergjencat Civile.

"Dua të falenderoj ministren e Mbrojtes e cila ka qenë në terren gjatë gjithë natës së bashku me Forcat e Armatosura dhe të gjitha strukturat e shtetit. Ne jemi në gatishmërinë më maksimale, pasi kemi eksperiencën e viteve të shkuara, por edhe për shkak të reformës që ne kemi bërë në Emergjencat Civile duke i kaluar ato nën juridiksionin e ministrisë së Mbrojtjes”,- tha Rama nga Ura e Mifolit.

Më tej kryeministri tha se kjo lloj situatë do të vinte në vështirësi çdo lloj shteti edhe më të fuqishëm se Shqipëria. Gjithashtu kreu i qeverisë shpreu ngushëllimet e tij për familjen e punonjësit të OSHEE që humbi jetën ditën e djeshme gjatë punës.

“Situata ishte e paralajmëruar, dhe për çfardolloj shteti edhe më i fuqishëm se ne, do ishte në vështirësi. Për fat të mirë nuk kemi pasur humbje jetë dhe kjo është më e rëndësishmja. Për fat të keq ka humbur jetën dje një punonjës i OSHEE. Unë vetë shpresoj se do shkoj te familja për t’i shprehur ngushëllimet e mia. Dua të falenderoj edhe kryetarët e bashkive, të gjithë pa dallim”, - u shpreh kryeministri.

“Dhe dua të bëj një apel për të gjithë banorët, pasi parashikohet një fryrje e Vjosës edhe në ditët në vazhdim që të jenë të vëmendshëm, për t’u evakuuar në momentin kur bëhet thirrja. Të shpëtojmë jetët e njerëzve, të shpëtojmë sa të mundim nga malli dhe bagëtitë, pastaj kur del dielli do bëjmë llogaritë”,- mbyli fjalën e tij Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0048727989196777
array(1) { ["section"]=> string(107) "rama-leshon-paralajmerimin-nga-buza-e-vjoses-te-shpetojme-jetet-llogarite-i-bejme-kur-te-dale-dielli-101553" }