Kryeministri Edi Rama ka kryer një lidhje “live” me ushtarakët e Forcave të Armatosura me mision në Afganistan.
Ndonëse Rama ndodhej në zyrën e tij në kryeministri, shefi i qeverisë ka komunikuar dhe ka përshëndetur FA-të, në takimin mes tyre ndodhej edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Ndër të tjera ka falenderuar Forcat e Armatosura për nderimin që i kanë bërë Shqipërisë me misionet e tyre.
Po ashtu në fund të bisedës, Rama pyeti për orën në Afganistan. Atij i janë përgjigjur pjesëmarrësit se ora oshte 16.45 minuta ndaj, Rama ka urdhëruar ministren e tij që të angazhohet që mbërmja e tyre të jetë sa më e gëzueshme.
“Nëse ministrja nuk do t’ia dalë atëherë më shkruani online. Shpresoj që të jetë në nivelin e duhur për vizitën dhe miqtë e rëndësishme që kanë forcat tona atje”, u shpreh Rama, ndërsa këto batura janë shoqëruar me të qeshura.