Rama “llastohet” kur flet për Zahon, ja detajet nga jeta e tij private

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:42 29-02-2016 Rama “llastohet” kur flet për Zahon, ja detajet nga jeta e tij private

Kryeministri Edi Rama, megjithëse ishte përgjithësisht i qetë gjatë intervistës me gazetarin Ekel Demi, duket se kur është pyetur në fund të emisionit për djalin e tij Zaho, është përfshirë nga çaste lumturie të brendshme që nuk ka mundur të mos i rrezatojë edhe në mimikë.

“Nuk më pret Zaho tani është shumë vonë”, tha Rama teksa shoti se “Po, në mëngjes po, është i pari që zgjohet”. I pyetur nëse do ta pagëzojë Zahon, Rama tha se do t’ia lerë atij në dorë të vendosë nëse ka dëshirë të pagëzohet.

“Kur punon (me pikturat) se duart i ke të pastra?”, ka pyetur gazetari Enkel Demi, ndërsa me humor Rama ia ktheu “Po edhe i lajmë ndonjëherë”.

Kryeministri tregoi aktivitetet e tjera jashtë politikës si dhe konfirmoi praninë e tij në një prej ndeshjeve në “France 2016”.

“Lexoj vazhdimisht. Një libër shumë interesant që po lexoj tani, “Terroristët në tryezë”, është një libër i jashtëzakonshëm. Do shkoj në Francë për të parë ndeshjen e parë Shqipëri-Zvicër. Kam folur me De Biasin nuk besoj të largohet, të paktën gjatë Euro-s. Juventus është skuadra e Erjon Braçes nuk ka se si të mos shkëputet”, u shpreh Rama. /Newsbomb.al/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026516914367676
array(1) { ["section"]=> string(73) "rama-llastohet-kur-flet-per-zahon-ja-detajet-nga-jeta-e-tij-private-33868" }