Rama- lojtarëve: Humbjen e kemi në xhep, por nuk do e lini fitoren pa dhënë shpirtin. Duka: Rama, miku ynë i përhershëm

Publikuar tek: sport, më 11:15 06-06-2016 Rama- lojtarëve: Humbjen e kemi në xhep, por nuk do e lini fitoren pa dhënë shpirtin. Duka: Rama, miku ynë i përhershëm Kryeministri ne takim me djemte e kombetares

“Ju dua të gjithëve me gjithë zemër sepse jeni djem fantastik dhe jam i bindur se do të bëni një kampionat fantastik. Pastaj rezultatet le të vijnë si të jenë. Sot është dita më e bukur. Me pasion dhe qetësinë më të madhe, pasi humbjen e kemi në xhep, nuk kemi cfarë të humbasim. Ajo që duhet të tregojmë është se jemi një skuadër që nuk ta lejon fitoren pa dhënë njëherë shpirtin.” 

Këto kanë qenë fjalët e kryeministrit Edi Rama në mbyllje të një përshëndetje të tij me djemtë e kombëtares në Bergamo të Italisë, raporton Supersport. Kryeministri u kujtoi djemve, se në këtë kompeticion, ata përfaqësojnë të gjithë shqiptarët.

“Erdha për t’ju përshëndetur dhe uruar rrugë të mbarë, kampionat të mbarë dhe mbi të gjitha t’ju them se kemi avantazhin që objektivin maksimal e kemi arritur. Jam i bindur që Gianni di ta thotë më mirë se unë, që presionin le ta mbajnë të tjerët. Padiskutim që arritja në kampionat për ne është në vetëvete si fitore. Duke qenë se jemi një skuadër që hyjmë për herë të parë, që nuk shihet si protagoniste dhe që nuk kemi presion si kundërshtarët, kemi mundësinë të bëjmë mirë. Për të gjithë shqiptarët që do t’ju ndjekin ju kërkoj të jepni në fushë gjithçka që keni. Në fund futbolli ka rezultate që ndonjëherë nuk i thotë të gjitha, por të gjitha i thotë dhënia e shpirtit në fushë”, tha Rama

 “Pjesa tjetër e rëndësishme është që ju përfaqësoni gjithë kombin: Shqipërinë, Kosovën, të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarë dhe të gjithë shqiptarët në emigracion. Ju përfaqësoni ëndrrën e shqiptarëve për sukses, për të qenë të barabartë në dinjitet dhe kapacitet si të gjithë të tjerët. Përfaqësoni një forcë që është integruar në Bashkimin Europian përpara integrimin e Shqipërisë dhe Kosovës. Besoj që të gjitha këto të vërteta duhet tju shërbejnë të hyni në fushë me emocione pozitive, pa u kontraktuar nga ideja se mund të humbisni, por të motivuar nga ideja se fakti që jeni në fushë dhe flamujt e zemrat e shqiptarëve janë rreth e rrotull jush, për secilin prej jush është fakti që e keni dhënë maksimumin. Po flisnim me De Biasin dhe Dukën se kur miqësoret nuk dalin si duhet, atëherë ndeshjen në turne dalin si duhet. Shpresoj që të ndodhë kështu edhe në këtë rast. Me Ukrainën treguam se luajmë si të barabartë me të gjithë. Ajo humbje mund të vlejë shumë më tepër se një fitore, për aq kohë sa është pjesë e përgatitjes”, bëri përcaktimin kryeministri për ndeshjen e humbur me Ukrainën.

Armando Duka, President i FSHF

“Mirëmëngjes të gjithëve, kryeministër, djem, stafi. Sot është dita e kurorëzimit e të gjithë punës dhe djersës tuaj, nisemi në një kompeticion shumë të rëndësishëm, që e kemi ëndërruar. Dua të falenderoj lojtarët dhe stafin për gjithçka kanë bërë në kualifikuese, si edhe për punën gjatë këtyre ditëve përgatitore. Ne, si unë dhe çdo shqiptar, jemi jashtëzakonisht të kënaqur. Uroj që ju do ta luani këtë aktivitet pa presion. Ne e cilësojmë veten me objektiva të realizuar, gjithsesi do të mundohemi të qëndrojmë sa më gjatë në këtë eveniment. Duke qenë se luajmë në Francë, nuk do të thotë se thjesht duam të marrim pjesë. Në ditën e nisjes së rrugëtimit tonë në Francë na shoqëron miku ynë i përhershëm, kryeministri Rama, i cili na ka mbështetur gjatë gjithë kësaj periudhe.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trajneri i Kombëtares falenderon Ramën: Shpresojmë të na sjellësh fat. Gjete kohë pavarësisht njëmijë punëve
Djemtë e kombëtares mbërrijnë në Francë (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.025411128997803
array(1) { ["section"]=> string(119) "rama-lojtareve-humbjen-e-kemi-ne-xhep-por-nuk-do-e-lini-fitoren-pa-dhene-shpirtin-duka-rama-miku-yne-i-perhershem-42589" }