Rama- Lubonja, ja sherri që degjeneroi në fyerje të rënda

Publikuar tek: politike, më 07:06 22-09-2015 Rama- Lubonja, ja sherri që degjeneroi në fyerje të rënda

Rudina Xhunga tashmë do ketë një tjetër arkiv të “Shqip”. Është pikërisht libri që gazetarja sjell për publikun dhe që mban të njëjtin titull të emisionit të saj që tashmë u mbyll. Në këtë libër përfshihet një debat i ashpër Rama-Lubonja, i vitit 2002 të cilat i publikon sot GSH. Debati degjeneron deri në fyerje e akuza personale.

Për më shumë, lexojeni të sjellë në dialog.

Lubonja: Ju vetëm bërtisni dhe nuk i lini njerëzit të flasin sepse e keni ndërgjegjen të lyer z. Rama, e ke të pistë z. Rama prandaj nuk lejon njeri të flasë.

Rama: Unë e kam ndërgjegjen e pastër dhe ty të të vijë turp që flet kështu. Ta kam thënë dhe do ta përsëris, nuk ka as burrë nëne dhe as bir k... që të më thotë mua që e kam ndërgjegjen e pistë. Dakord?

Lubonja: Se u bë muhabeti banal këtu. Por ti e ke më shumë sesa të pistë ndërgjegjen.

Rama: Këto që thua janë të gjitha shpifje dhe thashetheme të Piazza-s, ku ti zhvillon jetën tënde të varfër intelektuale. Hajde me mua në periferi të Tiranës

Lubonja: Ti nuk shkon në periferi sepse ti të gjitha fundjavat i kalon në Evropë me paratë e biznesmenëve që të paguajnë udhëtimet.

Rama: Ty të të vijë turp për këto që thua.

Lubonja: Unë do të dal me ato dokumente bashkë me biletat që të kanë blerë biznesmenët e ndryshëm, mos ki merak.

Rama: Unë e mbyll bisedën këtu sepse ti përfundimisht je njeri që nuk dëshiron të thuash të vërtetën, je bërë tamam si Gazmend Malaj që fliste për fantazmat dhe shpirtrat që shpëtonte.

Lubonja : Sigurisht që e degradove se të dëgjuam pa të ndërprerë dhe fillove vetëm me fyerje dhe arrogancë ashtu siç sillesh edhe me ata në Bashki duke i quajtur pula dhe gjela

Rama: Absolutisht nuk është e vërtetë. Ku e di ti

Lubonja : I dimë ne këto z. Rama se jetojmë në qytet

Rama: Ti merresh me thashetheme. Ti je mbartës dhe shpërndarës i thashethemeve. Ti nuk ke absolutisht asnjë provë për këto që flet. Ti je në një pozicion të deklaruar hakmarrës ndaj meje qysh ditën kur ne jemi ndarë bashkërisht dhe ti e di shumë mirë këtë punë. E gjitha kjo është një luftë personale, një luftë e cila ty të ka bërë qesharak në Tiranë.

Xhunga: Ju lutem, pa komente. Z. Lubonja, meqenëse ju bëtë herë pas here rolin e gazetarit ashtu si edhe z. Rama, a keni ju një koment apo një pyetje për z. Rama, për Kryetarin e Bashkisë që e keni votuar dhe për njeriun që nuk do votoni më?

Lubonja: Po, kam një pyetje. A ka kohë që nuk ka shkuar tek psiko-analisti?

Rama: Unë shpreh një tjetër keqardhje për gjithë këtë debat i cili degjeneroi në një lum irracional akuzash, degjeneroi në histori dokumentesh që falsifikohen natën, degjeneroi në histori biletash dhe në gjëra shumë të shëmtuara të cilat janë pjesë të botës së thashethemeve të qytetit tonë. Por mua më vjen dhe i kërkoj ndjesë telespektatorëve. Në qoftë se unë ngre zërin, kur akuzohem ose kur akuzohet Bashkia e Tiranës për gjëra të tilla, e bëj sepse kam një nënë dhe kam një djalë. Kam një nënë, të cilës ky njeri këtu (drejtuar z. Lubonja) dhe shumë të tjerë i kanë një borxh shumë të madh, shëndetin e saj. Kam edhe një djalë, të cilit ky njeri dhe njerëz si ky i kanë prapë një borxh. Mbi të gjitha, e ngre zërin sepse Bashkia e Tiranës nuk është Rama. Bashkia e Tiranës është një grup të rinjsh të cilët njerëz si ky këtu dhe të tjerë arrijnë t'i denigrojnë gazetave duke i quajtur gardistë të kuq, e pula dhe gjela ndërkohë që ata janë të gjithë të rinj të ardhur në Bashkinë e Tiranës, sepse besojnë në një projekt, të gjithë të angazhuar, njerëz që punojnë me orar dhe pa orar.

Lubonja: Të kam votuar edhe unë për atë punë, por ja që na zhgënjeve zotëri, ja që u shite, ja që u bleve, ja që na gënjeve, ja që na mashtrove.

Rama: Herës tjetër të jesh i sigurt që do më votojnë shumë më tepër nga ana që nuk më votuan më parë sepse nuk besonin që do ndodhte kjo që ndodhi dhe që nuk besonin që do bëhej Bashkia e Tiranës ajo që u bë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gafa e rëndë e ministrit Bushati, Bumçi e nxjerr “zbuluar” në Komisionin e Jashtëm
Dhëndrri i Berishës në krah të protestuesve: Policia mbron bunkerin e të çmendurit »
Article Logic
Execution time: 0.018105983734131
array(1) { ["section"]=> string(61) "rama-lubonja-ja-sherri-qe-degjeneroi-ne-fyerje-te-renda-21366" }