Rama mban premtimin e ‘Babgjyshit’, përcjell në shkollë vogëlushin që preku zemrat e të gjithëve (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:36 08-01-2018 Rama mban premtimin e ‘Babgjyshit’, përcjell në shkollë vogëlushin që preku zemrat e të gjithëve (FOTO)

Kryeministri Edi Rama në ditën e fundit të 2017-ës ishte pjesë e spektaklit “E diela shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty”.

Aty u njoh me dy histori prekëse, mes të cilave jeta e vështirë e Leos së vogël, i cili përmes një letre dërguar Babagjyshit, i kërkonte një makinë për ta dërguan në shkollë, për shkak se ishte i paralizuar. Nga ana tjetër, kushtet ekonomike të familjes së tij nuk i përballonin dot shpenzimet e çdo dite.

Rama i veshur si Babagjyshi i premtoi vogëlushit, historia e të cilëve i preku të gjithë, se nga dita e sotme do të ketë në dispozicion një makinë që e pret çdo ditë në shtëpi për ta cuar e për ta marrë nga shkolla.

Këtë mëngjes, Rama poston një foto teksa përcjell Leon për në shkollë, ndërsa dërgohet me makinën e tij të vënë në dispozicion nga autoritetet shtetërore.  

“MIRËMËNGJES dhe me këtë moment të ditës së saponisur, duke përcjellë në shkollë Leon e vogël me makinën që i kërkoi Babagjyshit në letrën e tij, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama, ndërsa në foto duket Leo duke ikur për në shkollë tashmë me makinën e tij personale. 

 

ramam.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029271841049194
array(1) { ["section"]=> string(105) "rama-mban-premtimin-e-babgjyshit-percjell-ne-shkolle-vogelushin-qe-preku-zemrat-e-te-gjitheve-foto-105798" }