Rama mbante fjalën e fundit në Kuvend, shikoni si i merr gjumi deputetët (FOTO PIKANTE)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:23 13-09-2017 Rama mbante fjalën e fundit në Kuvend, shikoni si i merr gjumi deputetët (FOTO PIKANTE)

Një seanca e gjatë dhe maratonë ka qenë ajo e djeshma, e cila zgjati deri në orët e para të mëngjesot të sotëm, teksa diskutohej mbi programin e qeverisë së mandatit të ri.

Programi “Rama 2” u miratua këtë mëngjes me 78 vota pro dhe 51 kundër.

Megjithatë, në orët e vona të natës së mbrëmshme, kryeministri Rama ka mbajtur replikën e fundit, të përmbledhur në 10 pika, referuar gjithçka u tha gjatë gjithë seancës nga deputetët e dy opozitave.

Pavarësisht replikave të kryeministrit, disa prej deputëtëve janë dorëzuar dhe nuk e kanë fshehur dot lodhjen dhe “luftën” me orët e gjumit.

Në këto foto shikoni se si deputeti i LSI për qarkun e Beratit, Gledjon Rahovica është gati për gjumë, ashtu si edhe deputetja më e re në kuvend, përfaqësuese e PDIU në Dibër, Reme Lala.  

deput.jpg

 

ff.jpg

 

22.jpg

Të dy deputetët mbulojë gojën me dorë, për të mos rënë në sy, teksa kryeministri fliste për çeshtjet e rëndësishme që e presin vendin këto 4 vite.

Edhe deputeti i PD, Genc Pollo është shfaqur mjaft i lodhur, teksa fërkon sytë gjatë gjithë kohës, si për të treguar se lodhja po bën të veten.

 

pollo.jpg

popo.jpg

Përpos të gjithave, orët e gjata në punimet maratonë në Kuvend duket se i kanë lodhur ligjvënësit e zgjedhur në zgjedhjet e 2017-ës, edhe pse bëhej fjalë për miratimin më të rëndësishëm në Kuvendin e Shqipërisë për këtë mandat të ri qeveritar. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.69042015075684
array(1) { ["section"]=> string(90) "rama-mbante-fjalen-e-fundit-ne-kuvend-shikoni-si-i-merr-gjumi-deputetet-foto-pikante-92188" }