Rama mbërrin në selinë e PS-së, grupi socialist diskuton sot deklaratat e Doshit

Publikuar tek: politike, më 13:01 02-03-2015 Rama mbërrin në selinë e PS-së, grupi socialist diskuton sot deklaratat e Doshit

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste, ku pas pak minutash pritet të nisë mbledhja e grupit socialist.

Mësohet se Grupi i PS-së, do  të diskutojë sot për deklaratat e Tom Doshit. Deputeti ka sulmuar javën e kaluar kryeministrin Rama, duke I shpallur luftë atij. Doshi tha se Rama duhet të bëjë transparencë për ministrat dhe drejtorët e tij, duke i akuzuar këta për vjedhje dhe për performancë të dobët. Nga ana e tij, kryeministri Rama në një takim me deputetë të Ps-së, mësohet se ka thënë që sulmet  e Doshit ndaj Ramës dhe qeverisë së tij janë vetëm për arsye personale dhe pa baza.

Për të qetësuar situatën janë futur në lojë deputeti Koço Kokëdhima,  Gramoz Ruçi dhe ministri I Brendshëm Sajmir Tahiri.

Pritet sot me kërshëri, diskutimi për deklaratat e Doshit dhe vendimi që do të marrë grupi ndaj tij. Paraprakisht Doshi ka thënë se do vazhdojë të jetë deputet dhe anëtar i PS-së, duke u shërbyer zgjedhësve të zonës së tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzat për vrasje të Doshit/ Rama thërret Tahirin në Kryeministri
Shfaqet Shpëtim Gjika, dalja e parë publike pas arrestimit nga policia »
Article Logic
Execution time: 0.019461154937744
array(1) { ["section"]=> string(84) "rama-mberrin-ne-seline-e-ps-se-grupi-socialist-diskuton-sot-deklaratat-e-doshit-4770" }