Rama mbledh deputetët në Surrel. Zbardhen batuatat e kryeministrit me socialistët, Blushi dhe ministrat e LSI nuk ishin të pranishëm

Publikuar tek: politike, më 06:51 24-07-2015 Rama mbledh deputetët në Surrel. Zbardhen batuatat e kryeministrit me socialistët, Blushi dhe ministrat e LSI nuk ishin të pranishëm Kompleksi ku u zhvillua darka

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur deputetët dhe ministrat e kabinetit qeveritar në një darkë të organizuar në fshatin Surrel, ku ai jeton, për t’i falenderuar për mbylljen e sesionit parlamentar dhe fitoren në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Deputetët janë mbledhur në një prej komplekseve të Surrelit rreth orës 21:00 të mbrëmjes, menjëherë pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend. Të pranishëm në darkë ishin të gjithë deputetët e Partisë Socialiste, përveç Ben Blushit, i cili nuk ndodhej mes kolegëve të tij.

Gjithashtu, të pranishëm nuk kanë qenë as ministrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, aleatit kryesor të PS-së në qeverisje.

Darka mësohet se është hapur nga deputeti i Tiranës, Xhemal Qefalia dhe më pas fjalën e ka marrë kryeministri Rama. Më herët, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Rama ka kërkuar nga deputetët që të konfirmonin ose jo pjesëmarrjen në darkë pasi Surreli “është fshat i vogël dhe nuk shumë vend dhe shumë ushqim”.

Tavolinat ishin vendosur përgjatë pishinës së kompleksit, ndërsa deputetët janë ulur sipas dëshirës pasi darka nuk kishte protokoll. Në tavolina nuk kanë munguar batutat e deputetëve me kryeministrin Rama dhe anasjelltas. Ka qenë deputeti Pandeli Majko, ai që i është drejtuar Ramës duke i thënë se tani si banor fshati që është, i takon që të respektojë rregullat e fshatit dhe në tavolinë të zbatojë dollitë si zot shtëpie.

Kryeministri Rama gjatë mbrëmjes ka falenderuar deputetët për punën e kryer nga ta, ndërsa një falenderim të veçantë ka pasur për kryetarët e komisioneve parlamentare. Ndonëse ditë hënë të javës së ardhshme do të zhvillohet seanca e fundit plenare ku do të diskutohet për ligjin e turizmit, kjo ishte darka e fundit e grupit të PS-së përpara se deputetët të nisin pushimet e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bregu bën analizën e sensionit parlamentar: Jemi në drejtimin e duhur për jo në trenin e duhur
Ligji për turizmin përplas PD dhe PS në komision, Ruli: Ka probleme, nuk e votojmë të hënën në Kuvend »
Article Logic
Execution time: 0.021960020065308
array(1) { ["section"]=> string(136) "rama-mbledh-deputetet-ne-surrel-zbardhen-batuatat-e-kryeministrit-me-socialistet-blushi-dhe-ministrat-e-lsi-nuk-ishin-te-pranishem-16867" }