Rama mbledh deputetët për zgjedhjet, vendoset sot emri për Tiranën?

Publikuar tek: politike, më 09:46 30-03-2015 Rama mbledh deputetët për zgjedhjet, vendoset sot emri për Tiranën? Grupi i PS-së

Kryeministri Edi Rama ka planifikuar të mbledhë sot pasdite deputetët e Qarkut të Tiranës për të diskutuar mbi kandidatin për Tiranën dhe në përgjithësi edhe për situatën e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. Takimi do të zhvillohet në orën 19.00

Të lëna pak pas dore, për shkak edhe të zhvillimeve të fundit lidhur me çështjen ‘’Doshi’’, tashmë duket se ka ardhur koha që PS-ja të diskutojë seriozisht edhe për negociatat e mundshme me PDIU-në.

Në mbledhjen e deputetëve të Qarkut të Tiranës do të diskutohet edhe për kandidatët e bashkive të tjera. Deri më tani PS ka bërë negociata me LSI-në për bashkitë që do të kandidojnë emrat e të zgjedhurve të tyre, por ende nuk dihen konkretisht se cilët do të jenë ata.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kushtetuesja/ Rrëzohet kërkesa e KLD-së për Cefën dhe Lelçajn
Negociatat për Zgjedhjet/ Para takimit me Idrizin, Rama takohet me Metën »
Article Logic
Execution time: 0.018315076828003
array(1) { ["section"]=> string(70) "rama-mbledh-deputetet-per-zgjedhjet-vendoset-sot-emri-per-tiranen-7322" }