Rama mbledh ministrat në Dajt, u cakton edhe pushimet

Publikuar tek: politike, më 15:57 29-07-2015 Rama mbledh ministrat në Dajt, u cakton edhe pushimet Mbledhje e mëparshme e Ramës me ministrat

Edi Rama do të mbledhë sot ministrat e qeverisë së tij në rezidencën qeveritare në Dajt. Lajmi konfirmohet nga burime të Newsbomb.al. Mësohet se Rama do të realizojë mbledhjen e fundit të qeverisë së tij, para se ministrat të nisin pushimet e gushtit.

Rama do u caktojë ministrave të tij edhe grafikun e pushimeve, kush prej tyre do t’I nisë më herët pushimet e kush pak më vonë, me qëllim që qeveria të jetë funksionale. Nuk dihet numri i ministrave që do të jenë prezentë dhe nëse ata të LSI-së do shoqërojnë socialistët.

Ditë më parë kryeministri Rama mblodhi ministrat dhe deputetët socialist në një restorant në Surrel, ku i falenderoi ata për angazhimin e tyre në zgjedhje.

Ndryshe nga kjo darkë, që ishte më shumë miqësore, darka e sotme duket më shumë afër zyrtares, për të marrë edhe ndonjë vendim të fundit para shtatorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Topalli: Policia e tërbuar u sul mbi fshatarët që fitojnë bukën e gojës me duhanin
Julian Deda nuk i beson Ramës: Po tall fundshpinën me Shkodrën »
Article Logic
Execution time: 0.029693841934204
array(1) { ["section"]=> string(58) "rama-mbledh-ministrat-ne-dajt-u-cakton-edhe-pushimet-17240" }