Rama mbledh ministrat në PS, japin llogari para deputetëve. Flet Ahmetaj, Gjiknuri dhe Beqaj, më pas kryeministri largohet

Publikuar tek: politike, më 14:07 08-02-2016 Rama mbledh ministrat në PS, japin llogari para deputetëve. Flet Ahmetaj, Gjiknuri dhe Beqaj, më pas kryeministri largohet

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e Partisë Socialiste ministrat socialistë të qeverisë, duke i vendosur përballë deputetëve.

Të gjithë deputetët e Partisë Socialiste janë mbledhur në selinë e PS-së, ku do të dëgjojnë raporte nga puna e ministrave.

Deri më tani kanë raportuar para deputetëve ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj, i Energjetikës Damian Gjiknuri dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Dhe më pas Newsbomb.al mëson se ka  folur vetë kryeministri Rama. Por ai e ka lënë menjëherë mbledhjen pas fjalës së tij, duke u larguar nga PS-ja për shkak të takimeve të tjera parashikuar në axhendë.

Vazhdimisht në PS, disa deputetë kanë shfaqur pakënaqësi ndaj ministrave, duke shprehur hapur por edhe nën zë mungesën e komunikimit mes tyre. Takimi mes tyre ka nisur që prej orës 13:00 dhe pritet të vazhdojë gjatë. Nuk dihet se çfarë çështjesh të tjera do të diskutohen mes tyre dhe nëse do të flitet për zgjedhjet dhe a do të ketë debate të forta për Blushin, i cili ka shfaqur hapur dëshirën për të konkuruar Ramën brenda PS-së.

Së fundmi Blushi ka sulmuar Ramën, duke e akuzuar për paranojë dhe frikë nga konkurenca për zgjedhjet në parti.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati mirëpret 10 diplomatët e rinj: U përzgjodhën me konkurim të hapur
Një politikan heq dorë nga politika, për t'iu përkushtuar futbollit »
Article Logic
Execution time: 0.025860071182251
array(1) { ["section"]=> string(124) "rama-mbledh-ministrat-ne-ps-japin-llogari-para-deputeteve-flet-ahmetaj-gjiknuri-dhe-beqaj-me-pas-kryeministri-largohet-32039" }