Rama mbledh në Kryeministri 20 eksportuesit e mëdhenj shqiptarë dhe u premton lehtësira: Që mos keni disa vizita nga gjithfarëlloj tatimorësh

Publikuar tek: politike, më 12:35 19-02-2016 Rama mbledh në Kryeministri 20 eksportuesit e mëdhenj shqiptarë dhe u premton lehtësira: Që mos keni disa vizita nga gjithfarëlloj tatimorësh

Rama mbledh në Kryeministri 20 eksportuesit e mëdhenj shqiptarë dhe u premton lehtësira. Kryeministri analizon rritjen ekonomike të vendit, eksportet dhe pengesat. 

“Eksportet me BE-në mbeten 40% nën potencialin që kemi mundësinë të shfrytëzojmë. Kemi arsye të forta të besojmë se rritja ekonomike do të jetë mbi 3%.”, u tha Rama eksportuesve, ndërsa u ka premtuar vetëm një kontroll nga tatimorët, ku do të vinë edhe inspektorët e 8 agjencive të tjera.

Më pas Rama ia dha fjalën drejtoreshës së Tatimeve dhe të Doganave.

 

FJALA E PLOTË E RAMËS

“Aksioni anti-informalitet në një fazë të re.

Kanë pësuar rënie, jo vetëm sektori I minirealëve dhe lëndëve djegëse por edhe me gjerë.Eksportet janë rritur me 5.2% në 2015, karahsauar me një vit më parë. Dhe kjo është shifër domethënëse që flet për rritjen e ekonomisë.

4.8% eksportet e këpucëve, ushqimet dhe produktet bujqësore, duhani me rreth 25%. Dhe pjesët e këmbimit të pajisjeve të realizuar në vendiin tonë 16.8%.

Bulmeti është rritur 582% së bashku me mjaltin natyral, fruta-perime janë rritur 133%. Artikujt e gurit apo allçisë me 32%.

Shqipëria hyn ndër vendet me eksporte të rritura dhe ka eksportet më të larta në rajon, një tjetër factor inkurajues ashtu sikundër jemi të inkurajuar për shifrat e rajonit, por rritja edhe në raport me BE.

Eksportet me Kosovën janë rritur më shumë se asnjëherë dhe kur kjo ndodh në kushtet e vështirësive të mëdha të tkurrjes së tregjeve, nuk mund të mos ndjehemi mjaft të inkurajuar.

Edhe një gjë tjetër me rëndësi. Deri në 2014, import-ekportet nuk shënonin rritje të ndjeshme në tregëtinë e lirë në rajon. Në 2015 kemi një kapërcim shumë të ndjeshëm me 30%.Sigurisht që kjo lidhet me efektet e para të një politike të re që e ka përfshirë rajonin pas çeljes së procesit të Berlinit. Ne jemi krenarë për rolin që kemi luajtur dhe kemi hedhur hapin konkret për të mishëruar nëj vizion që i çel rrugë të reja sipërmarrjeve.

Eksportet e Shqipërisë drejt BE-së mbeten sot 40% nën potencialin që kemi mundësinë të shfrytëzojmë.

Këtu lind pyetja se çfarë mund të bëjmë ne të shumëllojshmërojmë produktet.

Përdorimi i TVSH-së së papaguar për të paguar detyrimet e tjera tatimore është një instrument që është përdorur gjerësisht nga ju dhe që ka rezultuar pozitiv. Fazë të re në administrimin tatimor dhe doganor. Dua t’u kërkoj mirëkuptim për çdo shfaqje dhe çdo rast kur kontrollet nuk janë në lartësinë e duhur për nga etika, shpejtësia, eficenca dhe transparenca. Duke evituar vizitat abuzive dhe të pafundme të tatimorëve te subjektet. Po punojmë për të shmangur vizitat. Marrin kohë, stresojnë administratën tuaj, kanë bishta nga mbrapa dhe jo rrallë herë. Kontrolli do të bëhet vetëm një herë, në rast se kontrolli i paralajmëruar do bëhet në kompaninë tuaj, me atë rast do vinë edhe agjencitë e tjera, shëndeti a ku di unë. Që mos keni disa vizita nga gjithfarëlloj tatimorësh.

Kemi arsye të forta të besojmë se rritja ekonomike do të jetë mbi 3%. Por ka ende për të bërë si çlirimi i mëtejshëm i kreditimit të biznesit dhe lehtësimi i vazhdueshëm i biznesit nga pikëpamja e procedurave.

Ne preferuam të kemi 20 eksportuesit më të mëdhenj, por nga ana tjetër nuk kemi përjashtuar askënd.

Do flasin dy drejtoreshat, e Tatimeve dhe të Doganave. Shumë faleminderit mediave.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama dhe Ben Blushi përplasen sot në Korçë, pse po shkojnë dhe kë do takojnë
Mesila Doda, Ben Blushi dhe Blendi Fevziu të shtrirë mbi batanije. Fotot e rralla kur bënin grevë »
Article Logic
Execution time: 0.020756959915161
array(1) { ["section"]=> string(146) "rama-mbledh-ne-kryeministri-20-eksportuesit-e-medhenj-shqiptare-dhe-u-premton-lehtesira-qe-mos-keni-disa-vizita-nga-gjithfarelloj-tatimoresh-32994" }