Rama mbledh strukturat e PS në Kukës: Operacionet, e vetmja mundësi për të shpëtuar, të rëndësishme zgjedhjet në parti

Publikuar tek: politike, më 13:52 06-12-2015 Rama mbledh strukturat e PS në Kukës: Operacionet, e vetmja mundësi për të shpëtuar, të rëndësishme zgjedhjet në parti

Kreu i kabinetit qeveritar Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Kukës për operacionet e nisura të pastrimit të Shqipërisë, reformat shtetndërtuese, si edhe për të nënvizuar se hapja e rritja e Partisë Socialiste  sipas tij, është kyç në ecurinë e suksesshme të këtij proçesi transformues për Shqipërinë.

“Riorganizimi i Partisë Socialiste nuk është i shkëputur nga ky proces dhe nga betejat e mëdha shtendërtuese që ne patëm kurajon të ndërmarrim në çdo sektor, ku të tjerët para nesh nuk guxuan apo dështuan 25 vite me radhë. E tille është edhe beteja e egër kundër papunësisë, veçanërisht në Shqipërinë verilindore dhe posaçërisht në këtë qark. Dhe jo përmes lëmoshës që e rrit më tej varfërinë, por përmes nxitjes së sipërmarrjes, vetëpunësimit dhe prodhimit. Zero taksa për biznesin e vogël, është mbështetja më e madhe që një qeveri i ka dhënë këto 25 vite vetëpunësimit familjar. Përfitojnë 83 mijë e disa qindra familje, që sigurisht punësojnë edhe dikë tjetër dhe që nuk kanë pritur as që të vijë partia e tyre në pushtet për t’u bërë drejtorë, as që të vijë puna tek shtëpia dhe ti zgjojë nga gjumi e tu thotë “hajde, se erdha, ja ku më ke”, tha Rama nga Kukësi.

“Është shumë e rëndësishme për ne që shembulli i njeriut të punës të promovohet dhe të fuqizohet. Dhe për këtë arsye, ne e kemi rritur kapacitetin e skemave financiare mbështetëse për fermerët me 40% dhe kemi rritur me herë mundësitë e punësimit të njerëzve që përfshihen në këto skema përmes zinxhirit të prodhimit. Kemi krijuar Fondin Kombëtar të Garancisë për Bujqësinë, që do të thotë se qeveria, shteti do të marrë përsipër që të garantojë kreditimin me kushte të favorshme të të gjithë atyre që duan të jetojnë me punë në fshat, që duan të investojnë për punësimin në fshat, që duan që të kalojnë nga një fazë mbijetese për bukën e gojës, në një fazë zhvillimi dhe rritjeje të ekonomisë së familjes së tyre, familjeve të tjera dhe të të gjitha komuniteteve. Janë 300 milionë euro që kemi negociuar me bankat, që janë në dispozicion për të mbështetur me kushte shume te favorshme projekte të fermerëve, të sipërmarrësve, të të rinjve që kanë kurajën që atyre tokave djerrë që i shohin nga dritarja e kafenesë, t’ju drejtohen për të siguruar jetën e tyre dhe për t’i dhënë vetes një perspektivë”, shtoi kryeministri.

rama1.jpg

“Janë 150 milionë dollarë masa lehtësuese për gjithë shtresën e mesme dhe të varfër, që deri dje i merrte arka e shtetit, sot i marrin familjet. Janë 50 masa në rrugë të ndryshme, ulja e taksave këtu, rritja e ndihmës ekonomike aty dhe me radhë.

Të gjitha këto, falë reformave dhe operacioneve që janë të dhimbshme, si e vetmja mundësi për të shpëtuar nga kurthi i varfërisë ne tranzicionin pambarim. E në këto kushte është shumë e rëndësishme që edhe procesi që po bëjmë brenda Partisë Socialiste, riorganizimi i Partisë Socialiste, zgjedhjet në Partinë Socialiste, hapja dhe rritja e anëtarësisë në Partinë Socialiste, të kontribuojnë për të fuqizuar edhe më shumë energjinë reformuese të Partisë Socialiste, si një nga dy forcat e një koalicioni ku Partia Socialiste ka përgjegjësinë më të madhe, sepse është forca më e madhe. Partia Socialiste ka sot, një rol historik. Nuk vendoset thjesht fati i zgjedhjeve të ardhshme nga këto reforma, por vendoset se cila do të jetë Shqipëria që do të kemi mbas 10, 15, 20 vjetësh”, përforcoi Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha në konventën e FRPD: Ta çlirojmë sërish Shqipërinë, kupa është derdhur
PD, Duma: Edi Ramën e ka kapur paniku dhe frika, 8 dhjetori po afron »
Article Logic
Execution time: 0.019776105880737
array(1) { ["section"]=> string(121) "rama-mbledh-strukturat-e-ps-ne-kukes-operacionet-e-vetmja-mundesi-per-te-shpetuar-te-rendesishme-zgjedhjet-ne-parti-27087" }