Rama mbron Ajola Xoxën: Sulmet, faqja e zezë e një partie që po ha përditë vetveten

Publikuar tek: politike, më 21:37 12-06-2015 Rama mbron Ajola Xoxën: Sulmet, faqja e zezë  e një partie që po ha përditë vetveten Postimi i kryeministrit Rama në Facebook

“Sulmet e Shqupit ndaj gruas se Erion Veliajt janë faqja e zezë e një partie të dëshpëruar pa ide dhe pa drejtim që po ha përditë vetveten!”. Është ky reagimi i parë që vjen nga kryeministri Rama  pas akuzave të ditëve të fundit  nga PD për bashkëshorten e kandidatit të ASHE Erion Veliaj.

Bashkëshortja e Veliajt ka qenë së fundmi objekt i akuzave të Partisë Demokratike . Në fillim PD shkroi e publikoi për një vilë luksoze që pretendohej se i përkiste Ajola Xoxës, më pas një tjetër akuzë erdhi për bashkëshorten e Veliajt sa i takon profesionit të saj si avokate. Ajo u akuzua se ishte përfaqësuesja ligjore e biznesmenit izraelit Dzanazhvill.

"Ajola avokatja e parave të pista të Becchettit" ishte akuza tjetër që erdhi nga PD pas sekuestrimit të aksioneve të biznesmenit italian.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta e Braçe kujtojnë Vaçe Zelën e Vath Koreshin, Rama flet për fuqinë e LSI dhe PS në Lushnje
Halim Kosova sulmon Erion Veliajn: I katapultuar nga partia, i sprovuar për konflikte politike dhe jo për punë »
Article Logic
Execution time: 0.0041708946228027
array(1) { ["section"]=> string(87) "rama-mbron-ajola-xoxen-sulmet-faqja-e-zeze-e-nje-partie-qe-po-ha-perdite-vetveten-13422" }