Rama mbron universitetet private: Propagandë komuniste, pedagogët e Publikut marrin para nën dorë si Sudja

Publikuar tek: politike, më 09:02 04-07-2015 Rama mbron universitetet private: Propagandë komuniste, pedagogët e Publikut marrin para nën dorë si Sudja Edi Rama

Edi Rama ka sulmuar sot kundërshtarët e Projektligjit të Arsimit të Lartë, një pjesë e konsiderueshme e pedagogëve të universiteteve publike, teksa i ka kategorizuar ata si personat që kanë frikë nga konkurenca. Made Rama i ka sulmuar duke thënë se një pjesë prej tyre marrin edhe para nga studentët. Rama tha se ky ligj nuk do çojë para nga shteti te universitetet private, përkundrazi do zhvillojë investime private te shtetërori.

 

Deklarata e tij në tryezën e Projektligjit për Arsimin e Lartë

 

“Procesi më i organizuar dhe më gjithëpërfshirës në funksion të një reforme. Përbën një hap shumë të guximshëm përpara dhe që shënon një ndarje shumë të prerë me të kaluarën, mes asaj që është sot arsimi ynë i lartë i mbërthyer në një tërësi kthetrash dhe pamundësish për t’u zhvilluar në mënyrë të shëndetshme dhe asaj që do jetë nesër për të prodhuar jo vetëm kushtet në të cilat gjeneratat e reja do marrin dije po unë besoj edhe për të prodhuar një gjeneratë krejt të re shqiptarësh të arsimuar në vendin tonë.

Është një ligj që niset në një parim shumë thjesht dhe shumë të qartë. Ky është që nuk mund të ketë arsim shtetëror shtetëror të nënës dhe arsim privat të njerkës.

Domosdoshmërinë për të mos bërë kompromis në dëm të cilësisë. Në histori kanë qenë kompromiset në dëm të cilësisë.

Do fillojmë në bazë të financimit dhe konceptin e financimit në bazë të performancës, jo ajo që marrim pas si produkt, por financim bazuar në sigurinë se produkti është cilësor.

Do kemi parim Konkurencën, Meritën dhe Cilësinë. Sigurisht që shteti nuk ka si mos të jetë gjithmonë e më shumë financuesi kryesor i Arsimit të Lartë por ky është një investim që shoqëria ka të drejtë që përmes përfaqësuesve të vet të kërkojë që t’I kthehet mbrapsht me produkt cilësor. Nuk është një investim që mund të vijojë ço paratë dhe çfarë produkti vjen pas kjo nuk ka rëndësi.

Duke e bazuar financimin në treguesit e performancës së universiteteve. Vetë sistemi  do t’i shtyjnë ato të modernizohen, drejt cilësisë, drejt kërkimit shkencor dhe kërkimit ndërkombëtar. Vetë sistemi do prodhojë më shumë cilësi.

Sistemi deri më tani ka bërë më shumë dëm se sa mirë për shoqërinë tonë. Ligji bën me shumë të drejtë financimin publik për shumë studentë, duke garantuar se shteti i gjendet pranë studentëve në nevojë përmes një sistemi bursash, duke iu gjendur pranë studentëve që ndjekin degët me prioritet kombëtar përmes një fondi të posaçëm që garanton se sistemi i dhënies së dijeve nuk mund të jetë një produkt te dora e fshehtë e tregut por duhet të jetë një produkt bazuar te dija se pa një organizim të qartë, rrezikojmë të përfundojmë ashtu sikundër të dhënat janë të qarta sot.

Me një sasi dijesh se nuk mund të marrin lëndë ekzakte se lindin dhe rriten në zona të thella të izoluara, cungim i madh me një padrejtësi shumë të madhe mostrajtimin e barabartë të shumë të rinjve për shkak të pamundësisë së tyre dhe verbërisë së shtetit për të mos garantuar një nevojë jetike.

Ligji garanton financim publik për studentët e shkëlqyer.

Ky në fakt është kantieri i parë I mirëfilltë i autonomisë universitare si pjesë e një tërësie që i vendos universitetet në një balancë të re, mes lirisë akademike dhe përgjegjësisë ndaj publikut për të ofruar cilësi më të mirë.

Ajo që është quajtur deri tani autonomi akademike është një farsë. Nuk ka prodhuar autonomi, por papërgjegjshmëri në raport me detyrimet ndaj publikut për cilësi dhe ky sistem faktikisht vendos bazën por nga ana tjetër siguron që në emër të autonomisë të mos vendoset anarkia dhe mediokriteti.

I jep një autoritet të qartë Senatit Akademik dhe duke mbështetur punën mbi një strukturë administrative që i shërben misionit të këtyre strukturave.

Kemi dy komponente: nga njëra ana cilësinë akademike, nga ana tjetër cilësinë administrative. Nuk mund të ketë cilësi akademike, nëse nuk kemi administrative.

Kishim sistem publik mediokër që bashkëjetonte me sistemin në mediokritet dhe lumturi, nga ana tjetër në një sistem grabitës të të ardhurave dhe ëndrrave të shqiptarëve. Burimet drejt një sistemi cilësor erdhën duke u tkurrur. Ky ligj nuk është për ata që duan ta shtyjnë jetën në llokoçitjet ku kanë dalë gjenerata të cunguara.

Duke quajtur publik arsimin e shtetit dhe privat të privatit ne kemi bërë një ndarje të padrejtë. Për ne arsimi është një e mirë publike pavarësisht se e merr te universiteti shtetëror apo privat. Ky standardizim sjell vetëm një sistem qeverisës: një set standardesh për të gjithë, një sistem sigurie për cilësinë, një sistem të unifikuar të kontrollit të ligjshmërisë, sjell një sistem që garanton konkurencën.

Aty ku ka rezistencë nuk është rezistencë në emër të asnjë parimi, ideje alternative, por është rezistencë ndaj konkurencës. Është rezistenca e pjesës së sëmurë të një trupi që duhet operuar me urgjencë, thellë dhe pa kompromis.

Nuk çohen paratë publike te privati, kush thotë këtë vetëm spekulon, ka interesin e një kaste që mbahet në këmbë se sistemi nuk është sistemi i administrimit real të universitetit . Nuk çojmë para publike te privati. E kundërta është e vërtetë, ne pranojmë financime private për universitetin publik.

Vazhdon një propagandë kundër privatit, njësoj si ajo komuniste, por me fjalë të tjera. Nuk mund të thuash më jep para ti shtet, por nuk mund të më kërkosh llogari, është tamam si qasja e Sudes. Piramidat e Arsimit tonë të Lartë vetëm në pamje janë ato që u mbyllën, piramidat janë edhe në sistemin tonë publik që japin diploma pa pikën e vlerës, që nuk i duhen as dreqit. Pavarësisht se janë në rregull, paratë nuk i marrin në dorë si Sudja, por nën dorë. E vërteta është shumë më e vrazhdë, por duhet thënë.

Ç’kërkim shkencor mund të ketë? Përjashto disa nukle të vogla që kanë mbetur në arsimin tonë si ushtari që kishte përfunduar i vetëm në luftë, më mirë të bësh shkolla dhe çerdhe.

Në këtë dokument nuk ka shpikje dhe kompozime të reja në kompozimin e shpikjeve alla shqiptarçe. Grupi që ka punuar është me bindje të ndryshme sa I përket politikës dhe me profile të ndryshme por që I ka bashkuar në tavolinë vullneti.

Nuk i kemi mbledhur si atëherë kur kërkohej bërja e një traktori, oburra mblidhni mbrokllat, por puna e tyre bazohet te analiza e tyre. Kush thotë ne nuk jemi BE, Suedia dhe Danimarka dhe kjo është shumë ambicioze, ka të drejtë ta thotë por unë i them ne nuk jemi Republika e Kasharit. Jemi një vend për BE dhe nuk mund të rrisim filizat e së ardhmes si filizat e Lazaratit.

O të mbijetojnë, o të vdesin, po të mbahen gjallë, sikur janë gjallë, këtë nuk mund ta tolerojmë. Kjo do ishte pabesi ndaj fëmijëve dhe prindërve të tyre. Ky ligj do bëjë që ato para kur të rinjtë ikin jashtë në shkolla të mbeten në Shqipëri . Ligjin e kanë bërë një grup që përfaqësojnë shumë rryma, shumë eksperienca, nga ''A'' te ''Zh'' nga këta burra dhe gra që u jam shumë mirënjohës."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama paralajmëron BE-në: Nëse Europa na shmang, vjen islami radikal
Kancelarja Merkel mesazh para vizitës: Shqipëria ka bërë përparime por ka ende shumë probleme »
Article Logic
Execution time: 0.025835990905762
array(1) { ["section"]=> string(110) "rama-mbron-universitetet-private-propagande-komuniste-pedagoget-e-publikut-marrin-para-nen-dore-si-sudja-15315" }