Rama mburret me punët e jashtëzakonshme në Vermosh, por një banor i kujton se nuk janë të tijat

Publikuar tek: politike, më 14:27 24-02-2016 Rama mburret me punët e jashtëzakonshme në Vermosh, por një banor i kujton se nuk janë të tijat

Edi Rama ka publikuar sot një foto-album me punët e jashtëzakonshme sipas tij që qeveria ka bërë nëpërmjet Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane.

Ndër këto foto ai ka hedhur edhe një rrugë shumë të vështirë, në zonën e quajtur Leqet e Hotit.

“Rruga turistike e Vermoshit e transformuar rrënjësisht për udhëtarët shqiptarë e të huaj që, falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, do të përfitojnë kënaqësinë e posaçme të mrekullisë natyrore, në kushte tërësisht të reja për turizmin malor.”, shkruan Rama.

Por i menjëhershëm ka qenë komenti i një banori të zonës që i ka kujtuar se këto punë nuk janë të tijat.

 “Që ta dish ti shoku kryetar, këtë segment rrugor tek Leqet e Hotit e kanë hapur me krahë studentët e Shkollës së Bashkuar të Oficerëve dhe Skënderbegasit, sot ish-ushtarakë!

Mos e harro këtë fakt, se mund te duhet!’’, i shkruan Avni Skenderaj 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklarata “bombë” e Mesila Dodës: Ka ish-hetues e prokurorë të komunizmit nëpër Komisione
Rama: 720 mijë $ për të përmbyturit në Frakull. Ambasadori Lu: Isha pesimist që do shpërbleheshin »
Article Logic
Execution time: 0.0046498775482178
array(1) { ["section"]=> string(100) "rama-mburret-me-punet-e-jashtezakonshme-ne-vermosh-por-nje-banor-i-kujton-se-nuk-jane-te-tijat-33421" }