Rama: Më akuzojnë se po ia ha të gjitha, kur darkoj te ndonjë fshatar. A thu se u bë nami për një kokër qepë

Publikuar tek: barometri, më 08:06 24-02-2018 Rama: Më akuzojnë se po ia ha të gjitha, kur darkoj te ndonjë fshatar. A thu se u bë nami për një kokër qepë

Nga Berati, aty ku ndodhet për ekskursion me ministrat, Edi Rama nuk ka kursyer as batutat gjatë një darke me studentë të Bujqësorit.

Rama tha se edhe zv-ministri Dhimo Kote është më i pasur se ai, pasi sipas kryeministrit nuk ka fermer të varfër. Kote është marrë me kultivimin dhe eksportin e manderinave.

Teksa ka kujtuar darkat që ka ngrënë në shtëpitë në fshatra, Rama kujtoi akuzat që i kanë bërë dhe dha një përgjigje.

“Shumë nuk e kanë idenë se çfarë është fshati, dhe unë kur shkoj ndonjëherë në fshat dhe jam lajf në ERTV duke ngrënë ndonjë drekë a darkë te shtëpia e ndonjë fshatari më thonë të gjithë “o i zi po ia ha të gjithë, çfarë kishin ruajtur për gjithë vitin”, a thua se u bë nami për një kokër qepë”, u shpreh Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02642297744751
array(1) { ["section"]=> string(112) "rama-me-akuzojne-se-po-ia-ha-te-gjitha-kur-darkoj-te-ndonje-fshatar-a-thu-se-u-be-nami-per-nje-koker-qepe-111270" }