Rama me deklaratë sfiduese: Veliaj për Tiranën, do bëjë atë që s’u bë për 20 vjet

Publikuar tek: politike, më 09:41 28-04-2015 Rama me deklaratë sfiduese: Veliaj për Tiranën, do bëjë atë që s’u bë për 20 vjet Erion Veliaj dhe Edi Rma

Edi Rama ka deklaruar sot se kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj do të bëjë për Tiranën, atë që nuk është bërë për 20 vite të marra së bashku. Deklaratë kjo sfiduese, duke marrë parasysh se vetë kryeministri ka qenë për 3 mandate në krye të kësaj bashkie. Rama e ka quajtur Veliajn më të suksesshmin, më të vullnetshmin dhe më punëtorin e qeverisë së tij, që me siguri do bëjë edhe më shumë se Rama në krye të bashkisë.

“Do bëjmë maksimumin për të gjetur një zëvendësues të denjë të ministrit më të suksesshëm, më të vullnetshëm dhe më punëtor të qeverisë sonë, i cili pas pak ditësh do t’i përkushtohet një pune të re për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur. Për ta bërë Tiranën në 4 vitet e ardhshme, atë që nuk është bërë në 20 vite të marrë së bashku.”, deklaroi sot Rama.

Këtë deklaratë Rama e bëri në fjalën e tij, për projektligjin e zejtarisë, kur po promovonte së bashku me Veliajn bashkëpunimin mes shkollave profesionale dhe sipërmarrjeve. Rama, përmes batutash ka komentuar edhe situatën e punësimit në vend, që sipas tij është çuar në rrugë të gabuar nga strategjitë e gabuara.

“Është padyshim gjithmonë kënaqësi, nuk e them me formalitet, se e tillë është që për shkak të punës të jem mes njerëzve të punës, që nuk e presin të vijë nga qielli apo t’u dalë nga filxhani i kafesë. Mes atyre që janë partnerët tanë strategjikë, sipërmarrësit. Jemi të vetdijshëm se kemi trashëguar një Shqipëri të rrënuar jo nga varfëria ekonomike por nga varfëria e aspiratave. Varfëria e aspiratave ka bërë që në të gjitha ato aspekte që foli Erioni që kanë qenë në fokus të punës së tij, ka qenë skandaloze. Ka bërë që mbështetja për personat me aftësi të kufizuar të jetë si ajo shprehja ‘’M’ka çu nëna me la gojën. Varfëria e aspiratave ka bërë që të rinjve t’u jepej si destinacion të mundshëm universiteti, në një fabrikë ku prodhoheshin diploma, nuk merreshin por bliheshin, ku paratë e prindërve shkonin më kot, ku ata mendonin se fëmija bëhej inxhinier dhe ku fëmija mbetej pa punë.”, thotë Rama.

Sipas kryeministrit ka ardhur koha që e vërteta të shihet në sy dhe jo me ‘’sheqerin e  gënjeshtrës’’.

“Ne i kemi shpallur luftë varfërisë së aspiratave, që e ka ushqyer këtë vend në mënyrë të vazhdueshme me iluzione dhe gënjeshtra dhe në fund fare me atë shprehjen ‘’He me se Shqipëri është, Shqipëria kështu e ka’’. Kemi vendosur ta shohim të vërtetën në sy, të përballemi me kancerin e shtrirë në të gjithë sektorët nga varfëria e aspiratave. Mos t’i mbajmë shqiptarët me sheqerin e gënjeshtrave, por të ndajmë të vërtetën e madhe se vetëm ilaçi i hidhur i të vërtetave mund ta shdërrojë këtë vend në një vend të begatë.”, tha më tej Rama.

Rama ka folur edhe mundësitë e punësimit të shqiptarëve në tregun evropian.

“Ndërkohë që sot, duke u bazuar në shembujt e shkëlqyer të Gjermanisë, që janë 40%, 50% të orëve, t’i bëjnë në ndërmarrje. Janë gati që menjëherë pas përfundimit të shkollës të gjejnë një punë. Jo vetëm këtu, por edhe në tregun evropian. Arsyeja pse është i rëndësishëm, lidhet drejtpërdrejtë me tregun nesër.  Nuk do të mbarojnë asnjëherë nevojat e tregut evropian për një vend pune. Shembull janë infermierët, ka kërkesa të paezauruara sot në tregun evropian për infermiere të kualifikuara që të përfshihen në zanat”, shpjegoi kryeministri Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Cilët janë kandidatët e inkriminuar në fushatë?
Dade - qeverisë: Mos u justifikoni me deklarata për eksodin »
Article Logic
Execution time: 0.019198894500732
array(1) { ["section"]=> string(84) "rama-me-deklarate-sfiduese-veliaj-per-tiranen-do-beje-ate-qe-s-u-be-per-20-vjet-9843" }