Rama me drejtorët e Tatimeve mesazh qytetarëve: Mos paguani po s'morët kuponin tatimor!

Publikuar tek: politike, më 11:28 20-08-2015 Rama me drejtorët e Tatimeve mesazh qytetarëve: Mos paguani po s'morët kuponin tatimor! Edi Rama

Edi Rama ka deklaruar sot se 1/3 e të gjithë biznesve në Shqipëri nuk paguajnë tatimet. Sipas shifrave të mbledhura nëpërmjet një sondimi në terren, kryeministri deklaroi se bizneset ose nuk janë të regjistruar, ose s’kanë kasa fiskale dhe në rastin kur i kanë nuk i përdorin. Rama deklaroi se këto janë javët e fundit para nisjes së operacionit të madh kundër informalitetit, për çdo biznes që të futet në binarët e ligjit. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të mos paguajnë nëse në dyqane, restorante etj nuk marrin kuponin tatimor.

“Ne dhe ju, qeveria dhe ekipi drejtues i Doganave dhe Tatimeve do u kërkojmë bizneseve ndihmën e tyre për këtë process. Do u kërkojmë denoncimin e cdo veprimi të padenjë të punonjësve të doganave dhe tatimeve. Do u vëmë në dispozicion adresa internet e “Facebook’’ për denoncim.

Të dhënat e sondimit janë sa shqetësuese aq edhe inkurajuese për të gjithë që potenciali për sukses është shumë i madh. Rreth 1/3 ose s’janë të regjistruar, ose s’kanë kasa fiskale os ei përdorin si orendi pa vlerë në shkelje të ligjit dhe të të drejtës së konsumatorit.

Një nga masat do të jetë thirrje publike për çdo biznes që të vendosë një tabelë ku konsumatori ka të drejtë mos paguajë nëse nuk merr kuponin.

U bëj thirrje të regjistrohen dhe vendosin kasa fiskale. Të mos u japin më blerësve të mallrave të tyre fatura që nuk kanë asnjë vlerë ligjore”, tha Rama në mbledhjen që organizoi në Kryeministri me drejtorët e Tatim-Taksave.

Rama theksoi se kjo nuk është një përpjekje frontale që do godasë vetëm hallka të caktuara të zinxhirit të bizneseve, por të gjithë, nga më të mëdhenjtë, te mëtë vegjlit.

“Nafta, cigarja, do jenë në qendër të përpjekjes sonë frontale. Por pa dyshim zinxhiri i informalitetit ka një fillim dhe fund. Nuk do lëmë pa kontrolluar asnjë hallkë, nga më të mëdhenjtë te më të vegjëlit. Nga ata që kërcënojnë themelet e ekonomisë së këtij vendi, te ata që ua hedhin konsumatorëve në dyqane.

Kushdo që pyet pse s’e bëmë këtë aksion më parë, sepse ata që nuk e bënë 13 vjet dhe e lanë shtetin copë-copë, na e bënë të pamundur të merremi më parë me këtë operacion madhor që

Ne duam mirëkuptim dhe bashkëpunim me biznesin. Jo luftë me biznesin. Duam të mbrojmë cdo konsumator. Të jemi në krahë të çdo biznesi që dëmtohet nga konkurenca e pandershme. U lamë kohë restoranteve dhe dyqaneve që të hynin në binarët e ligjit.

Edhe për faj të një shteti që vite më parë bënte vetëm sehir. Puna në këto dy vite ne dogana dhe tatime ka hedhur një bazë që ne mund të vazhdojmë me këmbë në tokë një operacion që përndryshe do kishte dështuar.

kërkon një terren të përgatitur. Sot terreni është i përgatitur. Kultura është mbjellë. Ligji është I barabartë për  të gjithë.

Kjo betejë është më e vështira. Na është dashur të bëjmë hapa të matur me rezultate konkrete dhe rezultate sot flasin vetë në raport me të shkuarën, pavarësisht se janë të pamjaftueshme me të ardhmen.

Këto janë javët e fundit të apelit me ata që nuk duan të kenë probleme me ligjin”, përfundoi Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama, Thaçi dhe Vuçiç do luajnë futboll në ndeshjen që do gjykohet nga Komisioneri Hahn
“Lungomarja e ka dëmtuar rëndë turizmin e Vlorës”, djali i ish-Presidentit “gozhdon” qeverinë »
Article Logic
Execution time: 0.25698781013489
array(1) { ["section"]=> string(91) "rama-me-drejtoret-e-tatimeve-mesazh-qytetareve-mos-paguani-po-s-moret-kuponin-tatimor-18786" }