Rama me duar ne xhepa, Meta me duart mbuluar, bashkë në kalldrëmet e Kadaresë, zbulohet dhe mesazhi i lënë nga kreu i Kuvendit

Publikuar tek: politike, më 09:20 31-01-2016 Rama me duar ne xhepa, Meta me duart mbuluar, bashkë në kalldrëmet e Kadaresë, zbulohet dhe mesazhi i lënë nga kreu i Kuvendit

Kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe shefi i kabinetit qeveritar Edi Rama janë bërë bashkë për të qenë të pranishëm në restaurimin e shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadare, me rastin e 80 vjetorit të tij të lindjes. Me ta ka qenë edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Interesante janë fotot ku dy liderët e aleancës qeverisëse ecin në kalldrëmin e qytetit të gurtë të Gjirokastrës. Temperaturat e ulëta kanë detyruar kryeministrin të ecë me duar në xhepa, ndërsa kreun e Kuvendit t’i mbulojë duart krejtësisht përmes mëngëve të gjata të xhupit.

Sakaq, kreu i Kuvendit ka lënë edhe një mesazh në librin e shënimeve për shkrimtarin e madh ku nuk ka nguruar të përmendë as termin ‘rilindje”.

“Në këtë shtëpi të rilindur çdo vizitor do kuptojë më mirë magjinë dhe madhështinë e gjeniut të letrave shqipe që e përfaqësoi si rrallë kush identitetin europian të kombit “, shkruan Ilir Meta.

rama4.jpg

kad.jpg

Mesazhi i Ramës

rama.jpg

 

 

rama1.jpg

rama1.jpg

rama2.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gaz Demi i përmend miqësinë me Shkëlzenin, Sali Berisha: Nuk është justifikim për të vjedhur
Kush dhuroi sa, zbardhet lista me emrat e financuesve të PS dhe LSI »
Article Logic
Execution time: 0.15211701393127
array(1) { ["section"]=> string(129) "rama-me-duar-ne-xhepa-meta-me-duart-mbuluar-bashke-ne-kalldremet-e-kadarese-zbulohet-dhe-mesazhi-i-lene-nga-kreu-i-kuvendit-31380" }