Rama më i sigurtë se kurrë për Metën, zbardh çfarë u tha në mbledhje, jep një mesazh për tregtarët dhe flet për “fantazitë”

Publikuar tek: politike, më 12:45 13-11-2015 Rama më i sigurtë se kurrë për Metën, zbardh çfarë u tha në mbledhje, jep një mesazh për tregtarët dhe flet për “fantazitë”

Kryeministri Edi Rama u ka dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve të gazetarëve fill pas takimit te “Vila 31” me aleatin e tij qeverisës Metën. Rama u shpreh më i sigurtë se kurrë për këtë koalicion ndërsa pohoi se në qendër të takimit të sotëm ishte progres raporti. Kryeministri foli gjatë gjithashtu edhe për ato që ai i cilësoi si “fantazi”, duke iu referuar kështu edhe zgjedhjeve të parakohshme.

“Për asnjë çast asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë një nismë për të cënuar qoftë dhe në formën e një nisme ligjore lirinë e plotë të shtypit të fituar në vite të tëra betejash e përpjekjesh”, tha Rama kur foli për propozimin e ri të qeverisë mbi dënimin e shpifjes ndërsa ritheksoi se ky ligj vlen për zyrtarët.

Ata që paguhen nga taksat e shqiptarëve nuk mund të përdorin vullnetin e popullit për shpifje.

"Ndjesa ime që dua ta përsëris që ta dëgjojë kushdo nga shtëpia, kushdo gazetar që meriton respekt, se ka edhe nga ata, kushdo media që meriton respekt, se ka edhe nga ata: Kurrë nuk do cënohet asgjë për gjithçka që ka të bëjë me fushën e lirisë së tyre.

Për sa i përket shpifëse që flasin në emër të kësaj lirie le të vazhdojnë por unë nuk do i le mangut ato që mendoj për ta”, tha Rama ndërsa u bëri thirrje edhe tregtarëve që protestuan para kryeministrisë.

“Mos u përdorni mos u abuzoni mos lejoni që mashtrusë ordinerë tju përdorin duke thënë se po ju vjen një e keqe e madhe nga ligji për procedurat tatimore, përkundrazi do ketë një lehtësim jashtëzakonisht  të madh”, tha kryeministri ndërsa u ndal edhe te takimi i sotëm.

“Takimi i sotëm... Çdo të premte ne mbledhim njësinë e kordinimit të kooalicionit. Sot ka qenë në fokus progres raporti më i mirë ndodnjëherë për Shqipërinë, e vendos qartësisht në një nivel lart...

Kemi diskutuar edhe për ecurinë e disa sektorëve për të garantuar një rritje të cilësisë së koalicionit, mos prisni gjë tjetër veçse forcim të reformave dhe forcim të këtij koalicioni. Mos prisni asgjë nga ato që fantazoni, komentoni, shkruani... Janë fantazi që nuk kanë lidhje me realitetin. Zgjedhjet e parakohshme pjesë e kësaj fantazie.

Sa i takon dorëheqjes së ministrit Naço, Rama tha:

“E kam falenderuar për punën e bërë dhe është gjetur menjëherë ministri tjetër për të vazhduar me reformën në drejtësi Kam thënë s'bëj ndryshime në qeveri por nuk kam thënë asnjë ministër s’ka të drejtë të japë dorëhqejen”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Emaili i Brisida Shehajt: “Urgjent analizën, sidomos nga drejtoria e VIP”. 73 mijë të larguar nga tatimet
Meta komenton Naçon: Dha dorëheqjen, shpikjet e tjera më duken pa kuptim. Braho, garanci për funksionimin e koalicionit PS-LSI »
Article Logic
Execution time: 0.030796051025391
array(1) { ["section"]=> string(125) "rama-me-i-sigurte-se-kurre-per-meten-zbardh-cfare-u-tha-ne-mbledhje-jep-nje-mesazh-per-tregtaret-dhe-flet-per-fantazite-25337" }