Rama me investitorët e huaj: Po rregullojmë gabimet, ofrojmë mundësi të mëdha

Publikuar tek: ekonomi, më 21:37 07-07-2015 Rama me investitorët e huaj: Po rregullojmë gabimet, ofrojmë mundësi të mëdha

Duke folur në forumin e përvitshëm me investitorët e huaj, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Shqipëri ka ende shumë punë për të bërë sa i përket burokracive dhe marrëdhënies me administratën, megjithatë ai beson se bashkëpunimi me biznesin do të përmirësoj klimën në vend.

“Jam i vetëdijshëm se ka ende shumë punë për të bërë sa i përket burokracive, marrëdhënieve me administratën që më bën të them në mënyrë të sinqertë se për mua dhe qeverinë problemi nuk është në të majtën apo në të djathtën as se me kë luftojmë por kur gjërat shkojnë poshtë me burokraci në administratë. Ne mezi presim të bashkëpunojmë me ju dhe të bëjmë hapa të mëtejshme për të përmirësuar klimën e biznesit në vend”, tha Rama.

Kryeministri tha se investimet e huaja po ndikojnë drejtpërdrejt në ekonomi dhe vende të reja pune, ndërsa u shpreh se qeveria e drejtuar prej tij po aplikon një model të ri ekonomik.

 “Investimet e huaja janë një pikë e rëndësishme që rrit ekonominë dhe krijon kushtet për punë. Ne po aplikojmë nëpërmjet shumë përpjekjeve një model të ri ekonomik që promovon rritjet. Është koha për mundësi të mëdha”, tha ai.

Rama ka folur edhe për projekt ligjin e ri të turizmit, të cilin e ka konsideruar tepër inovativ, duke larguar shumë barra që e kanë karakterizuar më parë këtë sektor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035863876342773
array(1) { ["section"]=> string(81) "rama-me-investitoret-e-huaj-po-rregullojme-gabimet-ofrojme-mundesi-te-medha-15566" }