Rama me investitorët e huaj: Qeveria e besueshme dhe jo e shurdhët

Publikuar tek: ekonomi, më 19:53 27-01-2015 Rama me investitorët e huaj: Qeveria e besueshme dhe jo e shurdhët

Gjatë fjalës së tij në takimin me Investitorët e huaj në Shqipëri, kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria është e besueshme dhe jo e shurdhët ndaj biznesit.

Ai ka premtuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Investimeve, një veprim që tregon sipas tij dëshirën për bashkëpunim dhe mbajtjen e premtimeve.  Rama ka dhënë gjithashtu garanci për krijimin e një mjedisi sa më efikas për investitorët.

“ Viti që lamë pas krahëve ishte një vit me sfida të vështira edhe për komunitetin e biznesit. Shpresoj që ju shihni që qeveria është më e besueshme dhe ende jo e shurdhët.  Sepse ne duam të bashkëpunojmë për të mbajtur premtimet tona dhe për të siguruar një mjedis investimi në vend të parashikueshëm dhe efikas. Së shpejti do të mbledhim Këshillin Ekonomik Kombëtar, hyrje e një kapitulli të parë me aktorët ekonomikë në Shqipëri, sepse do të përfaqësojë një seksion tjetër dhe bën thirrje edhe për investuesit që të angazhohen më shumë për të punuar me ne. Që politikat të jenë efektive na duhet që të harojmë paketa që bazohen në sugjerimet tuaja”, tha Rama.

Në fund të fjales së tij, Rama ka uruar që ky vit të shoqërohet me një bashkëpunim të jashtëzakonshëm dhe me më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021316051483154
array(1) { ["section"]=> string(70) "rama-me-investitoret-e-huaj-qeveria-e-besueshme-dhe-jo-e-shurdhet-1651" }