Rama me Jolezën përkrah, e detyron kongresi i të rinjve socialistë? (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 09:59 26-02-2016 Rama me Jolezën përkrah, e detyron kongresi i të rinjve socialistë? (FOTO)

Edi Rama ka patur sot përkrah Joleza Kokën, kryetaren e FRESSH-it që u sulmua aq shumë për gafën e saj lidhur me ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri.

Sigurisht që tani vala e komentuesve, kryesisht në rrjetet sociale është shuar dhe sot Koka qëndronte krahë Ramës, i cili pak a shumë e ‘’shkarkoi’’, duke thënë se ajo nuk do të garojë më për kreun e FRESSH-it.

Bashkë me ta ishte edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

“Shqipëria ka edhe probleme por edhe sekrete. Nuk është asnjëherë e mërzitshme. Shijoni Shqipërinë, Tiranën dhe kënaquni me njëri-tjetrin dhe sigurohuni se do merrni energjinë e mirë që ta ndani në vendet tuaja”, tha Rama.

“Mirëmëngjes shokë në emër të rinisë shqiptare. Do e vazhdoj në shqip që të dëgjoni edhe gjuhën.Jam e sigurtë që Instagrami juaj do pasurohet nëse ju do bëni disa foto nga Tirana.”, tha shkurtimisht Koka, e shoqëruar në fund të fjalës së saj nga duartrokitja e gjatë e Metës, dhe pak e kryetarit të saj Rama.

Gjatë kohës që fliste, Rama ishte krejtësisht indiferent dhe duarkryq.

ediramajolezakoka2

Në datat 25-28 shkurt zhvillohet në Tiranë Kongresi i Internacionales së të Rinjve Socialistë (IUSY).Tema është “Ndërtojmë paqen, të ndryshojmë sistemin”. Ky aktivitet zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

Në këtë kongres do të marrin pjesë mbi mbi 81 organizata nga 55 vende të ndryshme të botës dhe mbi 230 delegatë. Në punimet e këtij kongresi do të marrin pjesë edhe Presidenti i IUSY, Felipe Jeldres, Sekretarja e Përgjithshme e IUSY, Evin Incir, Zëvendës sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Evropiane,  Giacciomo Filibeck, si edhe mjaft personalitete të tjera të së majtës evropiane dhe asaj botërore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë s’u dëgjua në Parlament/ U godit me vezë, Rama- deputetit: Ku je këtu ore budalla? Hoxha: Ik o b*thq*r
Flet Ilir Meta për incidentet e djeshme në Kuvend: Duhet të marrë fund, akte aspak të pranueshme »
Article Logic
Execution time: 0.020461082458496
array(1) { ["section"]=> string(76) "rama-me-jolezen-perkrah-e-detyron-kongresi-i-te-rinjve-socialiste-foto-33583" }