Rama me Ndokën në Lezhë, PD: Po sfidon dekriminalizimin me “simbolin e inkriminimit”

Publikuar tek: politike, më 19:52 31-03-2015 Rama me Ndokën në Lezhë, PD: Po sfidon dekriminalizimin me “simbolin e inkriminimit”

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministri Edi Rama në qytetin e Lezhës, ku ishte i shoqëruar edhe nga deputeti i këtij qarku Arben Ndoka.

Shfaqjen e Ramës me Ndokën në krah, PD e ka konsideruar si mesazh të hapur kundër dekriminalizimit pasi sipas kësaj partie deputeti socialist është simbol i inkriminimit.

“Edi Rama dha sot një mesazh të hapur kundër dekriminalizimit, duke u shfaqur në Lezhë me deputetin Arben Ndoka në prani të qytetarëve, madje duke e angazhuar në shpërndarjen e disa tapive. Deputeti Arben Ndoka është jo vetëm subjekt i dekriminalizimit, pasi është dënuar në Itali me 7 vite burg për trafik prostitucioni e rrëmbim personi, por ai është në fakt simboli i inkriminimit, dhe fakti që Edi Rama zgjodhi t’i hapë atij dyert e parlamentit ka tronditur opinionin publik dhe partnerët europianë. Me qëndrimet e veprimet e tij Edi Rama angazhohet çdo ditë kundër dekriminalizimit, edhe pse kjo është një emergjencë kombëtare, edhe pse ka një marrëveshje me garanci të Parlamentit Europian. Por karshillëku që i ka bërë sot në Lezhë këtij procesi jetik për vendin, është flagrant dhe tregon qartë se Edi Rama ka zgjedhur krimin dhe përfaqësuesit e tij, dhe nuk ka zgjedhur interesat e vendit dhe integrimin europian”, thuhet në deklaratën e PD-së.

PD ka theksuar se kryeministri Rama duke dal krah më krah me Ndokën, i bën të presion të hapur drejtësisë, pasi ndaj deputetit pritet të merret vendimi nga Gjykata e Lartë për sulmin fizik ndaj deputetit demokrat Strazimiri në Kuvend.

“Gjithashtu, Edi Rama, duke dal krah më krah me Arben Ndokën, i pandehur për goditje për shkak të detyrës, i cili është në proces gjyqësor dhe ndaj të cilit pritet të merret një vendim nga Gjykata e Lartë, po i bën hapur presion drejtësisë. Edi Rama rikonfirmon publikisht se qëndron pas sulmit fizik dhe kërcënimit me jetë nga deputeti i tij Arben Ndoka, ndaj përfaqësuesit të opozitës, Strazimiri në Parlament. Ky i sotmi është një akt i rëndë si për të kulmuar të gjithë serialin e zhytjes së Edi Ramës në skemat e mbrojtjes qeveritare të krimit. Por një gjë është e qartë, se gjithnjë e më bosh do jenë sheshet e xhirimit me regji të Edi Ramës, dhe gjithnjë e më plot janë e do të jenë sheshet e protestës popullore, aty ku kryeministri i inkriminimit do të japë llogari”, ishte deklarata e PD-së.


Kryeministri Rama ka reaguar në facebook pas deklaratës së PD, ku ka shkruajtur se dekriminalizimi i PD-së është një maskë që bie sa herë që kjo parti flet kundër Policisë së Shteti. Dekriminalizimi i ‪‎Vajmedet PD një maskë që bie sa herë të vajmedetshmit e Shqup hapin gojën kundër Policisë së Shtetit...Pra 2 herë në ditë”, shkruan ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përçahet opozita, PR hyn e vetme në zgjedhjet lokale
AK për PDIU-PBDNJ: Koalicion pa parime. Çamë, nuk jeni vetëm. PDIU: S'kemi vendosur »
Article Logic
Execution time: 0.030831098556519
array(1) { ["section"]=> string(85) "rama-me-ndoken-ne-lezhe-pd-po-sfidon-dekriminalizimin-me-simbolin-e-inkriminimit-7486" }