Rama me stilolaps e letër në studion e Ilva Tares. Publikohet skica që bëri kryeministri

Publikuar tek: politike, më 11:04 01-04-2016

Rama me stilolaps e letër në studion e Ilva Tares, por pasi është publikuar video, publikohet edhe skica që bëri kryeministri. Një pistoletë, vendosur në rrënjët e një peme. Nuk dihet nëse ai është frymëzuar nga pistoleta e Gent Strazimirit për të realizuar këtë skicë, që duhet thënë për një piktor si Rama nuk është shumë mbresëlënëse.

Në faqen e emisionit “Tonight” u publikua video gjatë kohës që kryeministri Edi Rama dhe gazetarja Ilva Tare ishin “off record”.

Në momentin kur në tv po jepeshin reklamat, Rama nuk ka humbur mundësinë për t’i kushtuar pak minuta pasionit të tij, pikturës. Ai ka vizatuar skicën në bllokun që mbante mbi tavolinë. Gjithsesi, vetë Rama e pranoi pasi u rikthye në transmetimim se gjatë pushimit kishte vizatuar brenda në bllok.

 

ediramavizatimitare.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD bojkoton zgjedhjet në Kurbin, Paloka u bën thirrje banorëve të mos votojnë
PS e LSI në Shkodër, Rama: Këngëtarja e SHQUP-it, ka program këngën “Rama-Meta ka maru, ka maru” »
Article Logic
Execution time: 0.16720986366272
array(1) { ["section"]=> string(93) "rama-me-stilolaps-e-leter-ne-studion-e-ilva-tares-publikohet-skica-qe-beri-kryeministri-36584" }