Rama me zor po pret seancën në Kuvend, do bëjë dy ndërhyrje madhore

Publikuar tek: politike, më 12:43 11-01-2016 Rama me zor po pret seancën në Kuvend, do bëjë dy ndërhyrje madhore Edi Rama, kryeministër

Kryeministri Rama me zor po pret nisjen e sesionit të ri Parlamentar, kjo pasi siç tha ai, ka ardhur koha për dy ndërhyrje madhore: Moratoriumin 10 vjeçar të pyjeve dhe paketën e ndëshkimit të krimit mjedisor. Kjo deklaratë e kryeministrit vjen pas përmbytjeve që prekën vendin.  “Ka ardhur koha për dy ndërhyrje madhore, moratoriumin  10 vjeçar dhe paketën e ndëshkimit të krimit mjedisor. Moratoriumi është një kërkesë që nuk vjen sot nga ministri i Mjedisit dhe i mbështetur plotësisht nga unë por një kërkesë që sot nuk mund të refuzohet më nga ligjëvënësit e Shqipërisë. Është në Parlament dhe ne presim me padurim hapjen e sesionit të ri për ta miratuar. Jam i bindur që Kuvendi do e miratojë morat që ndalon cdo aktivitet industrial, tregtar, prodhues, ekonomik në pyje shtetërore apo private dhe garanton shfrytëzimin e pyjeve me kritere shumë të mirëpërcaktuara”, tha kryeministri.

Duke folur për përmbytjet Rama tha:

“Sot jemi në kushtet kur duhet të reagojmë në mënyrën më të vendosur e radikale të mundshme pasi jemi në kushtet kur e shohim para syve tanë atë që deri një apo dy dekada më parë na e tregonin vetëm analizat e një degradimi të filluar edhe para viteve ‘90 por që pas viteve ‘90 mori përmasa të frikshme,

(Citon Gandin për lakminë e gjithsecilit)

Kjo është fatura e papërmbajtur e lakmisë së shumkujt për të marrë atë që nuk i takon, për të ndërtuar aty ku si takon, e padyshim të një verbërie dhe injorance të frikshme të atyre që kishin detyrë ta mbronin duke e mirëqeverisur këtë sektor delikat. Shkatërrimi i pyjeve lumenjëvëve, i gjithë infrastrukturës, argjinaturave, kanaleve kullues, na ka sjellë vit pas viti në buzë të një humnere që ne prej dy vjetësh kemi marrë masa për ta shmangur por sot duhet të shkojmë një hap më tutje, moratoriumi 10 vjecar i ndalimit absolut të shfrytëzimit të pyjeve për qëllime që shkojnë përtej nevojës jetike për tu ngrohur gjatë dimrit. Kjo e fundit është e vetmja pjesë e pranueshme . Duhet ti vëmë fre aspekteve të tjera të shkatërrimit të pyjeve.Pyjeve janë shkatërruar edhe për shkak të një aktiviteti kriminal në bashkëpunimi me strukturat që duhet ti kishin mbrojtur pyjet.

Ministri solli me të drejtë ekspozenë e punëve të bëra dhe rastet kur qytetarët, media, kontrollet... kanë nxjerrë në pah si pjesë të këtij aktiviteti kriminal edhe nënpunës të këtij shteti”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Donald Lu takohet me Nishanin, dje ekspertët e PD-së u tërhoqën nga tryeza për Reformën në Drejtësi
Dy ministrat në deklaratë për emigrantët, Tahiri flet për regjistrin elektronik kurse Bushati për dixhitalizimin e konsullatave »
Article Logic
Execution time: 0.024805784225464
array(1) { ["section"]=> string(72) "rama-me-zor-po-pret-seancen-ne-kuvend-do-beje-dy-nderhyrje-madhore-29684" }