Rama-Merkelit: Shqipëria s’kërkon dhuratë apo reduktim të kërkesave për antarësim në BE

Publikuar tek: politike, më 15:10 08-07-2015 Rama-Merkelit: Shqipëria s’kërkon dhuratë apo reduktim të kërkesave për antarësim në BE

Ka nisur konferenca e përbashkët Merkel-Rama në ambjentin e Kryeministrisë shqiptare. Rama ka thënë se Shqipëria nuk kërkon reduktim të reformave në BE, por këto reforma do të përmbushen nga Shqipëria për të ardhmen dhe jo se i kërkon Brukseli. “BE-ja ka nevojë për Ballkanin, aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në’’, tha Rama.

“Mirëdita,

Jam shumë mirënjohës kancelares Merkel që është këtu sot me ne në vizitën e parë dypalëshe të një kancelari gjerman në Shqipëri. E dinë shumë mirë se sa shumë çështje dhe shumë njerëz kërkojnë kohë nga e saja.

Cilado qoftë çështja apo madhësia e një problemi të gjithë duan të dinë opinionin e kancelares gjermane.  Dhe sa shumë njerez kërkojnë kohë nga e saj, kriza e thellë në Greqi dhe sfida brenda BE, problematikat e emigracionit, kërcënimi terrorist dhe çështja apo madhësia e një problemi të gjithë duan të dinë mendimin e kancelares sepse ka rëndësi të dores së parë.

Ajo tregon një vëmendje jo vetëm të madhe por edhe kuptueshmëri të rajonit tonë. Për vetë i kupton përpjekjet dhe vështirësitë tona për të .

Kjo ishte hera e tretë brenda një viti se ky fakt është për cilësinë e bashkëpunimit dhe vullnet të dyanshëm për partneritetit mes nesh. Në emër të të gjithë shqiptarëve u them faleminderit me gjithë zemër për mbështetetjen që ju dhe Gjermania jepni si komuniteti më i rëndësishëm i vlerave. Ka shumë rëndësi ta mbajmë parasysh Bashkimin Evropian për paqen dhe EvropënNe patëm një diskutim të shkëlqyer në atmosferën e besimit, të cilën kancelarja ka mundësinë ta krijojë duke folur hapur. Ky fakt është kuptimplotë për cilësinë e lartë të bashkëpunimit dhe vullnetin mes nesh.

Kancelare në emër të të gjithë shqiptarëve unë dua t’iu them një faleminderit të përzemërt për mbështetjen që i jepni Shqipërisë për të qenë pjesë e një Evrope.

Lidershipi i saj që për herë të parë në historinë e vendeve të rajonit uli liderët bashkë përshpejtoi një bashkëpunim të ri në një zonë që ka qenë peng i të shkuarës. Ka sjellë shpresë dhe komunikim si asnjëherë më parë, takimi i radhës do të jetë në Vjenë.

Takimi i radhës që ka sjellë shpresë dhe komunikim do të mbahej në Vjenë. Kemi bërë një progres që një vit më parë do ishte i vështirë të imagjinohej. Jemi vendosur të ecim me fqinjët serbë.Dhe jemi të vendosur të ecim së bashku për të forcuar marrëdhëniet mes nesh për bashkëpunim dypalësh.

Modeli franko-gjermanë i programit të shkëmbimeve rinore në funksionin e shkëmbimit të një perspektive të re, është jo vetëm shprehje kuptimplotë për t’i dhënë fund trashgimisë së urrejtjes në emër të së shkuarës, por për të bërë atë që Gjermania dhe Franca bënë për Evropën.

Shpresojmë fort në mbështetjen e kancelares dhe Gjermanisë në të gjithë këtë proces iniciuar prej saj.

Gjithë rajoni është dëshmitar se BE do të jetë rruga jonë e përbashkët. Sot është e qarte që BE ka nevojë për Ballkanin po aq sa  ç’ka Ballkani për Evropën. Shtysa për reforma dhe bashkëpunim mes nesh nëse s’do të jetë ky plan rrezikon të dështojë. 

Paqja që kemi arritur deri këtu ka vetëm një fjalë çelës: Evropa. Përmes reformash të vështira po jetike të integrimit këmbëngulin te projekti I madh Evropian. Askush përveç nesh nuk mund ti bëjë reformat.

Emigrimi, ndamë të njëjtin shqetësim serioz. Ne e dimë se shqiptartët s'kanë të drejtë azili në BE por kjo është një çështje që trajtohet si një problem social që del me mbështetjen ekonomike dhe oplitike të BE ndaj vendit tona. Shpresat për punësim dhe mirëqenie është e plotë. Do të fuqizoheshim shumë në Shqipëri dhe përmes Shqipërisë.

Ne nuk kërkojmë asnjë dhuratë apo reduktim bujar të kërkesave se duhet të flasë realiteti i vendit por jemi plotësisht të bindur se ky proces duhet përmbushur jo se e kërkon Brukseli po se e kërkon e ardhmja e fëmijëve tanë.

Shqiptarët nuk do ta harrojnë dorën tuaj të shtrirë.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të moshuarit e azilit letër Stefan Çipës: Kudo që të jeni mbeteni simbol i njeriut të punës
Merkel në Tiranë: Gjermania, jo azilantë nga Shqipëria por punëtorë. Sukses për njerëzit e vendin tuaj »
Article Logic
Execution time: 0.027326822280884
array(1) { ["section"]=> string(92) "rama-merkelit-shqiperia-s-kerkon-dhurate-apo-reduktim-te-kerkesave-per-antaresim-ne-be-15623" }