Rama merr me vete Klosin e Dakon. A po i tregon kryeministri mbështetje për kandidim?

Publikuar tek: politike, më 18:42 28-03-2015 Rama merr me vete Klosin e Dakon. A po i tregon kryeministri mbështetje për kandidim? Deputetet Klosi, Kushi, Gaçe e kryebashkiaku i Durresit Dako ne Itali me Ramen

Duket se kryeministri Edi Rama e ka vendosur tashmë se cilët do jenë të preferuarit e tij për zgjedhjet vendore në Tiranë e Durrës. Dhe këtë e zbulon më mirë fotografia që vjen nga Abruzzo e Italisë, ku siç duket, Blendi Klosi, është vendosur në qendër, të deputetëve Evis Kushi e Elbasanit dhe Artan Gaçi i Tiranës. 

Por nga kjo foto bëhet e qartë se është edhe kreu aktual i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, në rradhën e dytë, në prani të drejtorit të komunikimit të kryeministrit Endri Fuga.

Kohët e fundit, në daljet publike dhe në vizitat jashtë, kryeministri Rama gjithmonë ka përzgjedhur të marrë zotin Dako me vete, dhe duket qartë mbështetja që i jep për ta kandiduar në bashkinë e Durrësit. Por mos do të thotë se Blendi Klosi do të jetë i përzgjedhuri i tij për Tiranën? Delegacioni i cili ndodhet prej dy ditësh në Itali dhe pritet që të kthehet nesër në Tiranë, do të ketë kohë të diskutojë jashtë “pranisë” së medias dhe syve të atyre që duan të ndjekin zhvillimet edhe për këto kandidatura. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në Itali, në një konferencë në rajonin e Abruzos, flet për ekonominë shqiptare
Kërkesa e Prokurorisë/ Frroku: Nuk kam kryer asnjë krim në Belgjikë »
Article Logic
Execution time: 0.35892295837402
array(1) { ["section"]=> string(88) "rama-merr-me-vete-klosin-e-dakon-a-po-i-tregon-kryeministri-mbeshtetje-per-kandidim-7211" }