Rama mesazh të qartë për Metën nga Nju Jorku: Për mua dhe qeverinë, “CEZ” është çështje e mbyllur

Publikuar tek: politike, më 17:35 30-09-2015

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një mesazh të qartë për partnerin e koalicionit, Ilir Metën, në lidhje me çështjen “CEZ”, ku së fundmi është përfshirë edhe emri i tij.

I ndodhur prej disa ditësh në Nju Jork, ku po merr pjesë në Punimet e Sesionit të 70-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Rama nuk ishte përfshirë deri më tani në debatin që po zhvillohet në Tiranë, nëse ai dhe Meta janë drejt prishjes së koalicionit qeverisës.

Megjithatë, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Rama ka theksuar se për të dhe qeverinë e drejtuar prej tij, çështja e “CEZ” është diçka e mbyllur, ndërsa ka akuzuar Partinë Demokratike që sipas tij ka ngritur këtë mjegull.

“Për mua dhe qeverinë shqiptare kjo është një çështje e mbyllur. Kjo është një mjegull e ngritur nga PD dhe burime informacioni që nuk e informojnë publikun. Qeveria shqiptare dhe unë personalisht nuk kemi asnjë lidhje me këtë diskutim absurd që është kthyer në një spekulim kolosal. Të gjitha këto janë dokrra që janë sajuar nga një parti që nuk ka kokë dhe nuk drejtim”, ka thënë Rama.

I pyetur në lidhje me kërkesën e Metës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për një hetim ndërkombëtar të aferës “CEZ”, kryeministri e ka hedhur poshtë këtë propozim, duke u përgjigjur se Shqipëria është një vend që pretendon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, e për këtë arsye duhet të sillet si e tillë.

“Shqipëria është një vend kandidat i BE-së dhe ka një legjislacion të vetin ku ka hapësira për të hetuar gjithçka. Një tjetër spekulim është se ka një marrëveshje për të mos hetuar këtë marrëveshje, çka nuk është e vërtetë”, pohoi Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj i emocionuar në takim me prindër: Kisha shumë kohë pa qenë...
Prifti për videon intime: Gruas time ia sollën në shtëpi 5 vite më parë, nesër prova të reja »
Article Logic
Execution time: 0.39497780799866
array(1) { ["section"]=> string(99) "rama-mesazh-te-qarte-per-meten-nga-nju-jorku-per-mua-dhe-qeverine-cez-eshte-ceshtje-e-mbyllur-22029" }