Rama-Meta në konferencë, kryeministri: Komisionerët s'i ndalojnë dot votuesit. Meta: S'jemi këtu për të bërë orakullin

Publikuar tek: politike, më 11:44 19-06-2015 Rama-Meta në konferencë, kryeministri: Komisionerët s'i ndalojnë dot votuesit. Meta: S'jemi këtu për të bërë orakullin

Vetëm dy ditë para zgjedhjeve Rama dhe aleati i tij, Meta kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp për të folur rreth problematikave të konstatuara gjatë kësaj fushate elektorale. Rama tha se për herë të parë buxheti i shtetit nuk është prekur nga fushata elektorale e ndërsa tha me bindje se nuk ka asnjë kandidat të së majtës që të ketë qenë i dënuar nga gjykata e huaj.

“Thirrja për komisionerët që të lejojnë disa drejtues dhe të mos lejojnë të tjerët është një thirrje që nuk ka lidhje me kushtetutën. Nuk janë komisionerët ata që e lejojnë, por listat e zgjedhësve. Vepër penale ndalimi I qytetarëve për të votuar. Problemi I listave është një problem real dhe që gjen zgjidhje në hijen e hetimit dhe gjykimit nga gjykata të personave përgjegjës. Nuk është problem I Kushtetutës apo Kodit Zgjedhor. Kjo është një shkelje e ligjit”, tha Rama sa u takon problematikave lidhur me listat zgjedhore

“Nuk ka asnjë kandidat të së majtës që të jetë I dënuar nga gjykata e huaj apo vendase me vendim të formës së prerë. Ne nuk jemi as Inkuizicioni as Byrojha Politike që japim verdikte apo bëjmë gjueti shtrigash për çështje që mund t’I trajtojnë vetëm gjykatat.”

Ndërsa Meta i pyetur nga gazetarët nëse mund të bënte  një parashikim sot të bashkive të fituara nga e majta, tha:

“ Meta Nuk jemi këtu për të bërë orakullin e zgjedhjeve dhe rezultatit të tyre jemi këtu për të shprehur vendosmërinë tonë për standardin e zgjedhjeve. Nuk do të mërzitesha fare sikur opozita t’I fitonte të 61 bashkitë. Rëndësi për ne ka standardi. Rama Pavarësisht defekteve që nuk mungojnë kurrë as në vende më të zhvilluar se Shqipëria. Për ta realizuar këtë duhet pjesëmarrje, pjesmarrje, pjesmarrje. Do garantojmë inegritetin tonë për çdo subjekt”

Meta:

Ju e dini se unë e shpreh gjithmonë çështjen e standardeve të dyfishta, ashtu edhe për votuesit fiktivë. Gjendja në Bashkinë e Vorës është shumë më e rëndë se në Kavajë dhe Durrës. Numri është shumë herë më i rëndë se në Durrës dhe Kavajë. Vetëm një noter ka firmosur I vetëm 500 kontrata fictive. Ne do t’i shkojmë deri në fund çështjes dhe ligjit. Besoj se këto janë zgjedhjet më të qeta që ka zhvilluar vendi ynë. Përpjekjet për të inskenuar janë të dështuara. Këto ditë do u bëjmë thirrje komisionerëve, numëruyesve, të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve. Ndërkohë edhe opozita duhet të shprehet se për të është më i rëndësishëm standardi. Opozita i bën dëm disa kandidatëve të saj më të spikatur. Mënyra sip o e bën fushatën duke e vënë theksin te disa incidente që nuk kanë ndodhur dëmton më shumë kandidatët e saj. T’i referohemi policisë së shtetit dhe prokurorisë, institucione që kanë interes të zbatojnë ligjin në mënyrë të paanshme, në bashkëpunim me mediet.

Rama:

Nuk besoj se do ketë komisioner të cilët janë gati të bëjnë burg politik, të transformohen në kamikaze të thirrjeve dhe urdhrave që jepen kollaj nga ata që dalin në televizor po pastaj zbatohen nga ata në bazë.

Këtu ne duam që Shqipëria të fitojë dhe jo ne të fitojmë zgjedhjet si kryetarë partish. Janë të gjitha mundësitë që të bëjmë zgjedhje shumë të mira. Nuk ka sot shqiptarë që të japin jetën për ndonjë parti dhe aq më pak për parti që janë në drejtim të paditur.

Respekt për punën tuaj për të qenë pranë njerëzve gjë që do ta bëni në orët pa gjumë që iu presin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dorëhiqet nga gara në ditën e fundit të fushatës Lefter Karajani
Ja kush është stafi që punoi me fushatën e Veliajt, e bën publike Ajola Xoxa »
Article Logic
Execution time: 0.027899026870728
array(1) { ["section"]=> string(120) "rama-meta-ne-konference-kryeministri-komisioneret-s-i-ndalojne-dot-votuesit-meta-s-jemi-ketu-per-te-bere-orakullin-14002" }