Rama mohon praninë e një deputeti të inkriminuar: S’kam kandiduar njerëz me rekorde kriminale në zgjedhje

Publikuar tek: politike, më 12:57 30-07-2015 Rama mohon praninë e një deputeti të inkriminuar: S’kam kandiduar njerëz me rekorde kriminale në zgjedhje

Kryeministri Edi Rama ka mohuar praninë e një deputeti të inkriminuar në Parlament. I pyetur në lidhje me raportin e DASH dhe deklaratën e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Rama ka thënë se në Parlamentin e Shqipërisë nuk ka asnjë deputet që ka apo ka patur prbleme me ligjin.

Përsa i përket zgjedhjeve vendore, kryeministri Rama ka thënë se Partia Socialiste nuk ka kandiduar asnjë person me rekorde kriminale.

Në kushtet e sotme ligjore, në Parlamentin e Shqipërisë, nuk ka njerëz të cilët kanë probleme me ligjin. Flas për ata që kanë patur problem të hapur me ligjin.

Dëshmia penale është i vetmi domkument zytrar i Republikës së Shqipërisë dhe unë kam qenë i pari që e kam kërkuar.

Nuk ka asnjë person që të ketë patur probleme me ligjin.

Këto luftrat që i ngjajnë shumë atyre formave institucionale janë komplet të papranueshme. Politika merret me fenomenet duke i adresuar ato. Faktikisht persona të cilët janë të dënuar dhe kanë kryer dënimin, në kushtet e Kushtetutës në Shqipëri dhe Europë, janë persona të cilët kanë të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhen”, ka thënë kryeministri Edi Rama.

Rama ka mohuar gjithashtu se Partia Socialiste ka kandiduar në zgjedhjet vendore të 21 qershorit persona me rekorde kriminale.

Ne e kemi thënë që në krye të herës, ne mund ta kishim bërë me kohë këtë ligj. Pritëm propozimet e PD dhe na erdhën ca paçavure, të cilave nuk mund t’i shkonim pas. Në zgjedhjet e ardhshme ky fenomen do të jetë i përballuar por qëllimi tonë është ta shtrijmë edhe në Administratën Publike. Do të shkojmë përtej. Përsa i përket zgjedhjeve vendore ne nuk kemi kandiduar asnjë person me rekorde kriminale”, ka thënë Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndryshime në qeveri? Rama thotë ‘’JO’’: S’ka arsye. Shpall operacionin kundër informalitetit
Takimi Meta - Crnadak: Të intensifikojmë shkëmbimet ekonomike me Bosnje Hercegovinën »
Article Logic
Execution time: 0.10039114952087
array(1) { ["section"]=> string(110) "rama-mohon-pranine-e-nje-deputeti-te-inkriminuar-s-kam-kandiduar-njerez-me-rekorde-kriminale-ne-zgjedhje-17318" }