Rama: Mos mërzitet Renzi, s’kemi sindikata

Publikuar tek: politike, më 10:29 19-02-2015 Rama: Mos mërzitet Renzi, s’kemi sindikata Edi Rama dhe Matteo Renzi

Edi Rama në intervistën e tij për "Le invasioni Barbariche'' të Daria Bignardit në Itali u bën thirrje sipërmarrësve italianë që të investojnë në Shqipëri, por njëkohësisht i thotë kryeministrit Italian Renzi që të mos zemërohet, sepse tek ne nuk ka sindikata.

Po ju lexoj një artikull të Roberto Savianos nga një artikull të “Ekspresit” këtë javë.  “Nuk duhet ta shohim me Shqipërinë si një motër të vogël fatkeqe dhe të varfër. Në Shqipëri investohet sot sepse është një vend që ofron mundësi që Italia nuk t'i jep.

Dy vite më parë përpara se ne të hynim në zgjedhje dhe të fitonim zgjedhjet…

Ju jeni kryeministër prej një viti e gjysëm…

Po, por dy vite më parë erdhi në Shqipëri Xhani Amelio, të cilin kam pasur fatin ta njoh në fillim të viteve ’90 kur ai bëri këtë filmin e famshëm “L’America” kur shqiptarët arrinin me anije; dhe ai erdhi të më takonte dhe kishte idenë e këtij filmi të ri ku nuk bëhej fjalë më për shqiptarë që donin të shkonin në Itali por ishte një Italian që vinte në Shqipëri për të gjetur punë. Dhe sot janë më shumë se 20 mijë italianë që punojnë në Shqipëri. Kjo do të thotë se diçka ka ndryshuar; janë rreth 38 mijë entitete ekonomike të krijuara dhe të drejtuara nga shqiptarë në Itali që paguajnë kontributet në vendin tuaj.

Kur erdha t’ju takoja në dhjetor ju thatë: Sipërmarrësit italianë duhet të vijnë të investojnë në Shqipëri…Këtu nuk ka sindikata. A mund të ecet pa sindikata?

Për të qenë i sinqertë ne nuk ia ndjejmë mungesën…

Por e thënë nga një kryetar i Partisë Socialiste të bën përshtypje…

Mendoj se nuk kemi ndonjë leksion për t’i dhënë ndokujt sepse këtu ka një traditë dhe një histori ndryshe nga e jona. Mateo nëse më dëgjon ndoshta do të zemërohet. Por unë them “po” të gjithë ata që duan të ngrenë një sipërmarrje duhet të vinë në Shqipëri sepse kanë gjithçka që nuk e kanë këtu, pra …

Po jo të gjithë, të gjithë. Na lini ndonjë këtu…

Por jo, nuk kemi vend për të gjithë por duhet të vrapojmë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama ikën sërish, kësaj radhe për një intervistë në Itali
Patozi ironi me Ramën e Metën: Në Qeveri s'ka sallë dhensh, as pulari në Parlament »
Article Logic
Execution time: 0.026324987411499
array(1) { ["section"]=> string(45) "rama-mos-merzitet-renzi-s-kemi-sindikata-3795" }