“Rama ndër vite”, Kastriot Islami jep shpjegime për videon që publikoi për kryeministrin

Publikuar tek: politike, më 11:40 31-08-2015

Kastriot Islami ka sulmuar kryeministrin Rama përmes një video të titulluar “Edi Rama ndër vite”,  publikuar në kanalin youtube. Pasi e publikoi pa koment, Islami thotë se tashmë është i detyruar ta shtojë një të tillë pasi sipas tij këtë duhet ta shohin të gjithë ata që e kanë harruar e sidomos ndërkombëtarët ndërsa dëshiron që kjo video të shpërndahet në Europë e përtej saj.

“Të dashur miq,
më duhet sot të shtoj një shpjegim për këtë video ndonëse fillimisht ai ishte pa koment në mënyrë që seicili ta merrte sipas deshirës”, shkruan Islami ndërsa argumenton: “Së pari kjo nuk është një "përrallë nga e kaluara" por një e "keqe nga e kaluara" që nuk vlerësohej ndoshta, për shkak të nivelit të larte të mashtrimit, që mund të kishte pasojat e sotme, për më tepër që të gjithë aktorët mendonin (gabimisht mund të thuhet aktualisht) se mund të kontrollohej...
Se dyti, kjo është një kujtesë e mirë jo vetëm për ata që mund të kenë harruar (me ose pa dashje) por mbi të gjitha për ata të rinj që nuk kanë qenë në atë moshë për të ndjekur këto sjellje apo ata të rinj që për shkak të "mbulesave perverse" nuk kanë mundur t’i shikojnë këto pamje me "tru"...
Së treti, dhe kjo është më e rëndësishmja, këto pamje janë një informacion dhe mesazh për të gjithë europianet (prandaj kërkoj me insistim që kjo video të shperndahet në të gjithe vendet e Europes e përtej) të cilet ky individ i kritikon sot pasi është bërë kryeminister i një qeverie oligarkike të mbështetur nga një maxhorancë me individë me rekorde kriminale, për "egoizëm", "ekstremizem", "humbje të orientimit apo të busulles", e tjerë e tjerë por njëkohësisht edhe ata shqiptarë që jetojnë e punojnë në Europë dhe bëjnë qartas dallimin...”, përfundon komentin e tij Kastriot Islami, ish-deputet i PS.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama publikon axhendën e qeverisë në 4 muajt e ardhshëm, flet edhe për Vjenën dhe operacionet
Një rrugë me emrin e kryeministrit, komenton Berisha: Rama si don Korleone »
Article Logic
Execution time: 0.0044369697570801
array(1) { ["section"]=> string(91) "rama-nder-vite-kastriot-islami-jep-shpjegime-per-videon-qe-publikoi-per-kryeministrin-19576" }