Rama ndërpret fjalën, kërkon ndihmën e Bashës: Lulzim foli këtij shkopit, ha përshesh aty!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:35 30-11-2017 Rama ndërpret fjalën, kërkon ndihmën e Bashës: Lulzim foli këtij shkopit, ha përshesh aty!

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën e tij në Kuvend, teksa ka replikuar fjalën e kreut të PD, Lulzim Basha, lidhur me koncesionet e dhëna në Bulqizë.

Ndërsa fliste edhe për një mesazh që kishtë dërguar sekreati i departamentit amerikan të shtetit për arritjet e qeverisë, Rama ka ndërprerë fjalën dhe i është kthyer deputetit të PD, Flamur Noka, i cili fliste në të njëjtën kohë nga karrigia e deputetit.

Në këtë moment, Rama i është kthyer Nokës duke i kërkuar të mos ndërhyrë teksa ai mban fjalën dhe e krahason me intereperfimin e valëve në sinjalin e jugosllavit.

“Të lutem mos më interfero si ata zhurmuesit e sinjali i jugosllavit, ha përshesh aty, e fitove bukën për sot. Lulzim foli këtij shkopit Flamurit”, u shpreh Rama, ndërsa ka ndërhjyrë edhe kryetari i kuvendit, Gramoz Ruçi dhe i tërhoqi vëmendjen deputetit demokrat.  

 

noka.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hidhet në erë me tritol një makinë në Tiranë, FOTO si u shkatërrua tërësisht Wolsvagen-i
Vendi i përmbytur, por shikoni çfarë publikon Rama në facebook »
Article Logic
Execution time: 0.0045490264892578
array(1) { ["section"]=> string(93) "rama-nderpret-fjalen-kerkon-ndihmen-e-bashes-lulzim-foli-ketij-shkopit-ha-pershesh-aty-101358" }