Rama ndryshon foton e profilit. Komentuesit: Po plakesh o shef...por ke plakje simpatike

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:01 07-05-2015 Rama ndryshon foton e profilit. Komentuesit: Po plakesh o shef...por ke plakje simpatike Fotoja e ndryshuar e profilit të Ramës dhe disa nga komentet e përdoruesve në rrjetet sociale

Fotoja është një element kyç në imazhin e Kryeministrit Rama, i cili prej kohësh  në funskion të kësaj dhe dashurisë që ai ka për fotografinë ka hapur edhe “Photo of the Day”. Sot Rama ka ndryshuar foton e profilit në rrjetin social “Facebook” dhe menjëherë kanë vërshuar komentet e qytetarëve.

Në foto , kryeministri shihet me kokën dhe vështrimin lart dhe ka qenë pikërisht ky këndvështrim i fotos që ka nxitur shumë komente të ndjekësve të tij, të cilët e kanë quajtur “kokëlartë”. Ja cilat ishin disa nga komentet më pikante në foton e Ramës: 

“Gjithmon koklart...respekte”, shkruan një qytetar.   “Paske dal si Yll. Shume bukur. Si pellumb i bardhe. Je i Madh. Te admiroj. Je orator dhe sh.sh.i zoti. Bravo. Me ty krenohemi. Jam simpatizantja jote”, komenton njëra nga simpatizantet. "O Edi Rama o çaknors i Rilindjes', shkruan një djalosh i dhënë pas Cak Noris.

“Pra ti do te thuash se nuk eshte photo shop”, shkruan një tjetër komentues disi i habitur e mosbesues nga pamja e Ramës. “Po plakesh o shef.. por ke plakje simpatike”, vë në dukje një tjetër qytetar .

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02872109413147
array(1) { ["section"]=> string(90) "rama-ndryshon-foton-e-profilit-komentuesit-po-plakesh-o-shef-por-ke-plakje-simpatike-10585" }