Rama në Armeni, publikon VIDEON me Thaçin dhe Macron

Publikuar tek: politike, më 09:59 11-10-2018 Rama në Armeni, publikon VIDEON me Thaçin dhe Macron

Kryeministri Rama ndodhet sot në Armeni ku po merr pjesë në Samitin e Frankofonisë, i cili zhvillohet nga data 8 deri 12 tetor në kryeqytetin armen, Erevan.

Kështu ditën e sotme Rama do të mungojë në seancën plenare. Përmes një videoje në Facebook, kryeministri shfaqet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Në samit do të marrin pjesë ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare, ndërsa tema e sivjetme e Samitit të XVII të Frankofonisë është “Bashkëjetesa në solidaritet, ndarje të vlerave humanitare dhe respekt për diversitetin: një burim paqeje dhe prosperiteti për komunitetin frankofon”.

Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë është themeluar në vitin 1970. Ajo përbëhet nga 84 shtete dhe qeveri, nga të cilat 58 janë shtete anëtare dhe 26 janë shtete me status vëzhgues, të cilat bashkë paraqesin një të tretën e shteteve anëtare të OKB-së me një popullsi prej 900 milionë njerëzish, duke përfshirë 274 milionë frëngjishtfolës.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Salianji bën deklaratën E FORTË: Nëse nuk është zëri Agron Xhafajt TËRHIQEM nga politika (VIDEO)
Braçe interpelancë me Ahmetajn për ligjshmërinë fiskale të FSHF, deputeti: Që nga muaji shkurt nuk marr përgjigje »
Article Logic
Execution time: 0.020396947860718
array(1) { ["section"]=> string(58) "rama-ne-armeni-publikon-videon-me-thacin-dhe-macron-137393" }