Rama: Në bregdet u importuan pronarë nga veriu, e panë detin për herë të parë me Saliun

Publikuar tek: politike, më 15:45 13-12-2015 Rama: Në bregdet u importuan pronarë nga veriu, e panë detin për herë të parë me Saliun

Kryeministri Edi Rama në vijim të turin “Ta pastrojmë më tej Shqipërinë” është ndalur në qytetin bregdetar të Sarandës, i shoqëruar nga deputeti i PS-së, Koço Kokedhima dhe ministri i Energjitikës, Damjan Gjiknuri.

Rama ka deklaruar se reformat tona kanë mbështetje të madhe nga qytetarët, por ne duhet të bashkojmë energjitë për t’u bërë bashkë e përmes politikës të zgjidhim problemet tona e duke u bërë shumicë, të sjellim ndryshimin e Shqipërisë.

Duke folur për situatën e ndërtimeve përgjatë bregdetit të jugut, kryeministri i Shqipërisë u shpreh se në këtë zonë janë “importuar” shumë pronarë nga alpet e vendit, të cilët e kanë parë detin për herë të parë kur në pushtet erdhi ish-kryeministri Sali Berisha.

“Ça gjetëm ne? Një breg Jonian nga Llogaraja deri në kufi, këtu me fqinjët tanë, me ndërtime pa leje. E vetmja gjë që sollën përtej Llogarasë ishte bathorja. Bathorizmi edhe i parajsës shqiptare të bregut Jon. Ndërto ku të mundesh se ndërtimi është bereqet. Se çdonjëri nga këta ndërtuesit pa leje, jo nga ata që i importoi Saliu nga Alpet, që i nxori pronarë në Jon, s’flas për ata. Flas për ata që kanë qenë këtu, për stërnipërit e atyre që ndërtuan Dhërmiun, Vunoin, Himarën, Qeparoin e Vjetër dhe Sarandën. Stërgjyshërit bënë fshatra estetikisht të shkëlqyer. Stërnipërit shkatërruan syrin përveç natyrës. Tokat, 10 mijë hektarë përmendi deputeti këtu (Koço Kokëdhima), mbi 50 mijë hektarë rezultojnë të grabituar nga persona që figurojnë pronarë dhe që detin Jon e kanë parë për herë të parë kur fitoi Saliu pushtetin, për herë të parë në historinë e fisit të tyre”, u shpreh Rama.

Më tej në fjalën e tij Rama shprehu mirënjohje për qytetarët e Sarandës jo vetëm për mbështetjen që i kanë dhënë Partisë Socialiste, por për faktin se në Sarandë, Partia Socialiste është shëndërruar në një model për të gjithë Shqipërinë.

Lexo edhe: Rama: Opozita shkul qimet e gjoksit për të bërë revolucion

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush ishte sigurimsi që u zgjidhte femrat e bukura Enver Hoxhës, Shehut dhe Hazbiut
Prokuroria nis hetimet për koncesionet e shëndetësisë »
Article Logic
Execution time: 0.021699905395508
array(1) { ["section"]=> string(91) "rama-ne-bregdet-u-importuan-pronare-nga-veriu-e-pane-detin-per-here-te-pare-me-saliun-27675" }