Rama në Bruksel: Lajthitja e kryeministrit, si u bllokua në hyrje të selisë së Natos dhe u detyrua të vishej si zyrtar

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:55 28-05-2017 Rama në Bruksel: Lajthitja e kryeministrit, si u bllokua në hyrje të selisë së Natos dhe u detyrua të vishej si zyrtar

Takimi i kryeministrit Edi Rama disa ditë më parë në Bruksel me zyrtarët e BE-së mori komente të shumta, konkretisht në lidhje me veshjen.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike një letër të dërguar nga një qytetar i cili e quan të papërshtatshme veshjen e kryeministrit në këtë takim.

POSTIMI I BERISHËS:

Letra e nje qytetari dixhital per skandalin e Rames ne Bruksel! sb

"Lajthitja e një kryeministri"!

Edi Rama në takim e djeshëm me kryeministrat e Ballkanit dhe zyrtaren e lartë të BE-së Mogherini, shfaq me një veshje aspak të përshtatshme për aktivitetin. Fotot e tij bënë lajm jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjërë.Te nesermen e bllokuan ne hyrje te selise se Natos dhe e detyruan te vishej si zyrtar per te hyre ne Seli.Mediat e huaja e tallen te gjitha por edhe pjesa dermuese e atyre te vendit filloi ta tallte, e një pjesë tjetër, me në krye Mentor Nazarkon e Mira Kazhanin u perpoqen me kot të gjejnë mënyra ta justifikojnë e ta shpallin si një person avantgarde e që flet me simbolika. 
Duket si çështje për të qeshur, por veprimet e këtij kryeministri janë për të qarë. Rama është një person që nuk di ku fillon posti i kryeministrit dhe ku mbaron ai i individit. Një post, sidomos ai i drejtuesit të një vendi, kërkon sakrificën e një pjese të madhe të individit, por Edi po bën të kundërtën; po sakrifikon kryeministrin për hir të vetes duke shfaqur një narcizëm të skajshëm. 
Individi Rama vesh kryeministrinë me "pikturat" e tij, kur zakonisht një zyrë që përfaqëson një komb duhet të ketë elemente kombëtare. Rama gjithçka e quan të mirë nëse e miraton vetë, qysh nga zyrat e deri tek ministrat. Ka një dëshirë diktatoriale për ta bërë çdo gjë si mendon ai si individ dhe këtë mundohet ta imponojë me forcë tek të tjerët, biles aq e tepron me këtë gjë sa do t'i diktojë të tjerëve çfarë të mendojnë. P.sh kush thotë se nuk po bëhet shtet me këtë qeveri, është gënjeshtar. Po ta shohim sjelljen e tij nga kryetar bashkie e deri sot, kuptojmë që Rama e urren mendim ndryshe me të, biles e ka frikë. Prandaj pranë vetes mban vetëm ata që i lëpihen e i binden si skllevër. Sepse Rama në psikikën e tij është një i semure që ka të drejtë në gjithçka. Biles një person i tillë i jep vetes të drejtën të flasë edhe për fate kontinentesh, të kërcënojë Europën për anëtarësim apo të thotë kush duhet të jetë president i SHBA. Kryeministri një vendi duhet të jetë sa më objektiv dhe larg dëshirave të veta kur vjen puna tek drejtimi i një shteti. Kryeministri i një vendi nuk mund t'i etiketojë si media kazani, mediat që nuk i bëjnë elozhe atij. Kryeministri i një vendi nuk mund t'i trajtojë njerëzit e vendit të tij si lolo, duke thënë me arrogancë se vetëm unë di këtu. Kryeministri i një vendi nuk mund të shkojë si gjimnazist në takime të rëndësishme ndërkombëtare, se përfaqëson imazhin e një populli të tërë. Kryeministri i një vendi nuk mund të jetë një piktor në tentativë që përdor postin për të promovuar "artin" e tij. Është shpërdorim moral dhe ligjor i detyrës. Kryeministri i një vendi nuk mund të shajë çdo media kritike e të fillojë të ndërtojë një TV të vetin për propagandë si në diktaturë. Kryeministri i një vendi nuk mund të kthehet në një meme-xhi fejsbuku sikur nuk di me çfarë ta kalojë kohën. Kryeministri i një vendi nuk mund t'i ngjajë një semuri narcist që i pëlqen vetja e do të bjerë kudo në sy. Ai nuk di ta dallojë ndryshimin mes detyrave të kryeministrit dhe dëshirave të tij, duke e dominuar këto të dytat.
Prandaj sjelljet e Ramës nuk janë për të qeshur më, sepse shfaqin psikikën e mendjen e një njeriu me probleme, që ka marrë drejtimin e një vendi pa ditur të kontrollojë veten dhe siç thotë i ndjeri Dritëro në një poezi: "Në vendin tim e në vendin tënd, një i çmendur të gjithë i çmend".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025130987167358
array(1) { ["section"]=> string(122) "rama-ne-bruksel-lajthitja-e-kryeministrit-si-u-bllokua-ne-hyrje-te-selise-se-natos-dhe-u-detyrua-te-vishej-si-zyrtar-80281" }