Rama: Fjalë inkurajuese të Junckerit, për punën qeverisëse drejt BE-së

Publikuar tek: politike, më 11:30 19-02-2015 Rama: Fjalë inkurajuese të Junckerit, për punën qeverisëse drejt BE-së Edi Rama dhe Jean–Claude Juncker

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur para pak minutash në Bruksel në selinë e komisionit Evropian, ku u prit nga Presidenti Jean –Claude Juncker. Pas vizitës ai shpreh mirënjohjen për pritjen. ‘’Mirënjohës ndaj Junckerit për pritjen e ngrohtë dhe fjalët shumë inkurajuese për progresin e madh të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, nën udhëheqjen tonë qeverisëse.”, shkruan Rama në ''Facebook''.

Më pas kryeministri Rama dhe Juncker u futën në bisedime dypalëshe sipas fotos po po shikoni. Kryeministri shqiptar shoqërohet në Bruksel nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, por edhe ministrja e Integrimit Klajda Gjosha.

Vizita e Ramës në Bruksel bëhet në një kohë kur paraditen e sotme në 'Corriere della Sera' në një intervistë të tij shprehu disa vërejtje për mënyrën sesi po organizohet Evropa, për një lloj mungese shprese siç e konsideroi kreu i ekzekutivit shqiptar. Në takime pritet të flitet në nivel të lartë bisedimesh për pesë prioitetet që duhet të përmbushë Shqipëria në rrugën drejt integrimit evropian.

Në mbyllje të takimit Rama ka shkruar në Twitter: "Takim tejet inkurajues me Presidentin e KE Juncker ku dëgjuam fjalët më të mira për reformat tona shtetndërtuese". 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Jam sulmuar nga Shërbimet Sekrete
Bamir Topi në Kuçovë, fillimi i organizimit për zgjedhjet vendore »
Article Logic
Execution time: 0.067414045333862
array(1) { ["section"]=> string(91) "rama-ne-bruksel-takim-me-presidentin-e-be-pas-kritikave-per-evropen-ne-median-italiane-3808" }