Rama në Burrel: Jeni me fat që keni një grua në krye të Bashkisë, PD-ja di të mbjellë vetëm rrënim

Publikuar tek: politike, më 17:47 07-06-2015 Rama në Burrel: Jeni me fat që keni një grua në krye të Bashkisë, PD-ja di të mbjellë vetëm rrënim

Kryeministri Rama ka prezantuar sot në qytetin e Burrelit kandidaten e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Adelina Farricin. Rama iu është drejtuar të pranishmëve të shumtë duke u thënë se Farrici është drejtimi i duhur për Bashkinë e Burrelit.

“Jemi ende shumë herët për të folur për destinacionin e Rrugës së Kombit, por jemi në kohë për të thënë se në 18 muajt e parë qeveria tonë ka marrë kthesën për drejtimin e duhur. Kryetarët e Bashkive që drejtohen nga partia tonë kanë marrë kthesën në drejtimin e duhur. Ka ende plagë të hapura, njerëz që kanë halle dhe probleme të panumërta por ne kemi kurajon ti shohim njerëzit në sy dhe për të bërë gjithçka për ti ndihmuar, çdo ditë, çdo orë dhe çdo minutë”, tha Rama.

Kryeministri tha se kandidatja e ASHE “i ka dhënë provat”, ndërsa kandidatët e Partisë Demokratike “kanë treguar se dinë të mbjellin vetëm rrënim dhe shkatërrim”.

“Jeni me fat që keni një grua në krye të Bashkisë. Kush ka një grua në krye të Bashkisë e fillon punën me një avantazh më shumë. 21 qershori duhet parë nga të gjithë si një moment shumë i rëndësishëm për familjët, pasi bashkia është krahu që i duhet çdo familje. Bashkia është te rrugët përpara shtëpisë, te parku, te çerdhja, te shkolla dhe tek hapësirat e solidaritetit për ata që janë në nevojë”, ka thënë Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhimitër Muslia, kandidati i Partisë së Frrokut për Bashkinë e Tiranës drejt tërheqjes
Partitë s’mbajnë premtimin për përfaqësimin me 50% të grave në këshillat bashkiakë »
Article Logic
Execution time: 0.46604704856873
array(1) { ["section"]=> string(102) "rama-ne-burrel-jeni-me-fat-qe-keni-nje-grua-ne-krye-te-bashkise-pd-ja-di-te-mbjelle-vetem-rrenim-12921" }