Rama: Në Byronë Kombëtare të Hetimit do përfshijmë dhe FBI-në

Publikuar tek: politike, më 11:06 01-04-2015 Rama: Në Byronë Kombëtare të Hetimit do përfshijmë dhe FBI-në Edi Rama

Kryeministri Rama ka dhënë sot lajmin se pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit do të përfshihen edhe ekspertë të FBI-së. Sipas tij ata do të ndihmojnë me ekspertizë dhe asistencë në terren, për të nisur mbarë veprimtarinë anti-krim.

“Lajm i mirë FBI do përfshihet me ekspertizë & asistencë në terren për fillimin e mbarë të veprimtarisë antikrim të Byrosë Kombëtare të Hetimit.”, shkruan Rama në ‘’Facebook’’.

Byroja Kombëtare e Hetimit  është menduar si një drejtori qendrore pranë kryeministrit që do të bëjë analizën e informacionit kriminal, e luftës kundër trafiqeve njerëzore, armëve eksplozive anti-terror, drejtimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit.

Byroja, e cila ende nuk ka nisur nga puna, do të koordinojë njësinë speciale të agjentëve të mbulimit, policinë shkencore dhe antikrimin kompjuterik, mbrojtjen e dëshmitarëve dhe policinë e shtetit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Oficerët e Interpolit njoftuan me shkrim e gojë Didin dhe Tahirin
Rama në Shkodër për “Loro Boriçin”, por nuk shoqërohet nga Armando Duka »
Article Logic
Execution time: 0.22572493553162
array(1) { ["section"]=> string(65) "rama-ne-byrone-kombetare-te-hetimit-do-perfshijme-dhe-fbi-ne-7529" }