Rama në deklaratë për shifrat e shpërblimeve, ja çfarë do japë qeveria për festat

Publikuar tek: politike, më 12:26 29-12-2015 Rama në deklaratë për shifrat e shpërblimeve, ja çfarë do japë qeveria për festat

Edi Rama ka dalë sot në një deklaratë për shtyp nga Kryeministria për të bërë më në fund shpërblimet që kanë ditë që diskutohen.

Kryeministri tha se do të shpërblejë me 2 mijë lekë të gjithë pensionistët, edhe ata me pension bujqësor si dhe të gjithë individët me aftësi të kufizuar.

Shpërblim do të ketë edhe për personat me merita të veçanta. Po kështu Rama dha edhe dy shifra shpërblimi: 50 mijë lekë për nxënësit e shkëlqyer dhe 40 mijë lekë për mësuesit e dalluar.

Në lidhje me listat e nxënësve dhe mësuesve të dalluar, nuk dha ndonjë detaj.

Kushdo që përfiton mund t'a tërheqë shpërblimin te Posta Shqiptare duke nisur nga data 29 Dhjetor. Zyrat e postës janë të hapura 07:30 deri në 20.00.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tabaku: 2500 familje u hoqën nga skema e ndihmës ekonomike
Manjani “dush të ftohtë” kancelarëve të gjykatave: Ka të tjerë që presin t’ua zënë vendin, pastrojini ato dhoma »
Article Logic
Execution time: 0.018511056900024
array(1) { ["section"]=> string(86) "rama-ne-deklarate-per-shifrat-e-shperblimeve-ja-cfare-do-jape-qeveria-per-festat-28786" }